Referendumi për emrin, analisti Bakiu në Report Tv: Shqiptarët, të bashkuar. Do e çojnë Maqedoninë në BE dhe NATO!

Referendumi i 30 shtatorit ka sjellë “ethe” në Maqedoni. Prej shumë vitesh, vendi ka ngelur peng i arritjes së një marrëveshjeje me Greqinë për emrin e ri të vendit. Arritja e marrëveshjes me Greqinë, u kundërshtua nga opozita, duke sjellë këtë referendum. Tani i takon popullit maqedonas dhe shqiptarëve, si një faktor shtetformues në Maqedoni, që të vendosin nëse Maqedonia do të votojë pro emrit, duke i hapur rrugë anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO. Analisti Qashif Bakiu, në një lidhje Skype në Report Tv, ka sqaruar situatën aktuale në Maqedoni,pak orë para nisjes së votimeve. Bakiu ka thënë se shqiptarët në këtë referendum po shkojnë të bashkuar dhe se të gjitha partitë janë pro emrit të ri të Maqedonisë.

Qytetarët e Maqedonisë do të votojnë, disa prej tyre janë penguar nga një parti kundër referendumit. Është bërë një presion i paimagjinueshëm mbi qytetarët. Nesër është një ditë vendimtare. Qytetarët do të japin konfirmimin e tyre nesër. Pjesa më e madhe e tyre janë me orientim properëndimor. Mendoj se përgjigjia do të jetë e prerë dhe pozitive dhe shteti do të vijojë rrugën e integrimit. Mendoj se populli duhet të thotë fjalën e fundit. Askush s’ka të drejtë të dalë mbi qytetarët. Mungesa e një lideri opozitar ka sjellë presidentin Ivanov, që nuk ruan pozicionin e tij, por ngelet peng i partisë së tij. Shqiptarët si asnjëherë më parë janë paraqitur të bashkuar. Të gjitha partitë janë shprehur pro referendumit. Shqiptarët nesër do e çojnë Maqedoninë në BE dhe NATO.

Qashif Bakiu, analist

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar