Referendumi për emrin në Maqedoni, sot votojnë të sëmurët e të burgosurit
Nga dita e sotme ka nisur pjesa e pare e referendumit në Maqedoni për çështjen e emrit me Greqinë. Ka nisur votimi për disa kategori të caktuara të shoqërisë siç janë: personat e sëmurë dhe ata që janë të burgosur
Foto ilustruese
Nga dita e sotme ka nisur pjesa e pare e referendumit në Maqedoni për çështjen e emrit me Greqinë. Hapi i rëndësishëm pritet të hapë një dritare të re në marrëdhëniet mes dy vendeve, ose ta thellojë edhe më tej krizën.
Ditën e sotme që nga ora 7:00 e mëngjesit ka nisur votimi për disa kategori të caktuara të shoqërisë siç janë: personat e sëmurë, ata që janë të burgosur ose që kanë një dënim më të lehtë si arresti shtëpiak, si dhe shtetasit maqedonasë që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar për të votuar.
Sipas mediave vendase atje janë 1558 të burgosur, nëpër institucionet e vuajtjes së dënimit në të gjithë vendin, të cilët sot kanë të drejtë votë. Ndërsa, regjistrim paraprak ka patur edhe nga personat e kategorive të tjera.
Ndërkohë, 30 shtatori është dita e rëndësishme ku 1.806.336 votues do të shprehin vullnetin e tyre në aprovim ose në kundërshtim të ndryshimit të emrit. Parlamenti e ka miratuar tashmë emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, por kundërshtimi nga ana e presidentit George Ivanov, e çoi çështjen drejt verdiktit të popullit. Që referendumi të jetë i suksesshëm, duhet që të paktën 853 mijë qytetarë të votojnë pro.
Ndryshimi i emrit pritet t’i hapë rrugë anëtarësimit të vendit në NATO dhe në BE dhe për këtë arsye ka gjetur mbështetjen e të gjitha partive parlamentare atje.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
50.9%
-
Jo
45.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eliminimi nga Champions League, Conceiçao: Episodi i Theos vendosi ndeshjen, ky dështim edhe fytyra ime
19 Shkurt, 08:39
-
Tiranë/ Qarkullonin me armë në makinë të cilën do e shisnin, arrestohen 2 persona! Njëri kundërshtoi me dhunë efektivët dhe tentoi të largohet (EMRAT+VIDEO)
19 Shkurt, 08:37
-
KQZ bllokoi ‘Paketën e Maleve’ e pr/ ligjin për TVSH në Bujqësi, sot vendos KAS! Argumentet pro e kundër të Kuvendit e Celibashit (DOKUMENTI)
19 Shkurt, 08:33
-
Si ushtrojnë presion mbi Evropën bisedimet e Riadit
19 Shkurt, 08:32
-
Veton Surroi: Kronikë e politikave të shpallura të Trump
19 Shkurt, 08:29
-
SHBA/ Trump lavdëron Muskun për reduktimin e shpenzimeve qeveritare: Elon dëshiron ta shohë vendin të ecë përpara
19 Shkurt, 08:23
-
E përditshmja britanike 'Independent': Shqipëria ndër destinacionet më të bukura për t’u vizituar në 2025
19 Shkurt, 08:13
-
Radosław Sikorski: Rruga drej mirëqenies
19 Shkurt, 08:11
-
Në planin romantik do jetë momenti i duhur për të sqaruar çdo keqkuptim, horoskopi për sot
19 Shkurt, 08:10
-
Papa Francesku ‘ka pneumoni bilaterale’! Mjekët e spitalit Gemelli zbulojnë gjendjen shëndetësore të atit të shenjtë: Është e ndërlikuar
19 Shkurt, 07:54
-
Punësimet e të huajve, nuk do tatohen agjencitë për shtetet me marrëveshje të taksimit të dyfishtë
19 Shkurt, 07:43
-
Trump i drejtohet Zelenskyt: Dëshiron një vend në negociatat me Rusinë? Shko në zgjedhje
19 Shkurt, 07:32