Referendumi, Rama: Ditë e shënuar
 pjesëmarrja forcon demokracinë

Referendumi, Rama: Ditë e shënuar<br /> pjesëmarrja forcon demokracinë
Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëherazi kryeministri Edi Rama, ka cilëson referendumin si një ditë të shënuar për PS-në. Ai ka shkruar në rrjetin social në Facebook një ditë përpara mbajtjes së referendumit për mandatin e kryetarit të PS.
 
Sipas tij, pjesëmarrja e anëtarësisë është një kontribut për forcimin e demokracisë së brendshme të PS.
 
"Nesër një ditë e shënuar për PS që pyet anëtarësinë me referendum. Pjesëmarrja e çdo anëtari kontribut për forcimin e demokracisë në PS",  shkruan Rama në FB.

rama ne fb

Në referendumin e nesërme të Partisë Socialiste do të marrin pjesë 81 572 anëtarë, të cilët do të votojnë në 383 qendra votimi.

Në votim nuk do të marrin pjesë ata që kanë hyrë në radhët e PS-së pas 31 dhjetorit të vitit 2015.
 
Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura nga ora 08:00 deri në orën 16:00 dhe pritet që vetëm mesditën e së dielës të dilet me një rezultat përfundimtar. Në referendum duhet të marrin pjesë minimumi 51% e anëtarëve.


Redaksia Online
Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi