Referendumi, rriten tensionet
në Katalunjë, nisin protesta

Referendumi, rriten tensionet<br />në Katalunjë, nisin protesta
Tensionet janë shtuar në Katalunjë ndërkohë që data e referendumit të 1 tetorit është gjithmonë dhe më pranë.

Gjatë natës policia ndaloi ministrin e Ekonomisë së zonës ndërsa qindra protestues ishin ende në rrugë.

Ministri i Ekonomisë Josep Maria Jove dhe më shumë se 12 zyrtarë të  tjerë janë arrestuar nga autoritetet spanjolle gjatë natës së mbrëmshme.

Kryeministri Spanjoll Mariano Rajoy, ka nxitur separatistët në Katalunjë të braktisin planin e tyre për referendumin e 1 tetorit. Nëpërmjet një deklarate në televizion, ai u ka kërkuar lidërve të rajonit të braktisin referendumin dhe mos të nxisnin përshkallëzim të radikalizmit dhe mosbindjes.

Nga ana tjetër, kreu i Katalunjës, Carles Puigdemont, e ka akuzuar Spanjën për “agresivitet të koordinuar”, por kryeministri spanjoll, shprehet se Katalunja duhet të respektojë ligjet e Spanjës.

Protesta të shumta priten gjatë ditës së sotme dhe gjatë natës së mbrëmshme sipas autoriteteve spanjolle, më shumë se 40 mijë persona ishin mbledhur jashtë ndërtesës së ministrisë së Ekonomisë.

Disa qindra protestues, të cilët qëndruan edhe gjatë natës përballë ndërtesës së ministrisë, e cila ishte duke u kontrolluar nga policia për dokumente të cilat lidheshin me referendumin, në momentin që policia ka tentuar të dali nga godina është sulmuar me sende të forta, të cilat protestuesit i hidhnin drejt tyre.

Gjatë natës së mbrëmshme tre makina policie u dëmtuan, ndërkohë që autoritetet kanë proceduar disa protestues.

BBC raporton se  protesta ka pasur edhe në qytetet e Tarragona dhe Berga përveç Barcelonës, ndërkohë që autoritetet kanë sekuestruar sasi të mëdha prej materialeve të referendumit.

Partitë separatiste të cilat kontrollojnë parlamentin e Katalunjës, arritën që pas disa vitesh të kalonin ligjin për referendum, në bazë të rezultatit të të cilit kërkon të shkëputet nga Spanja.

Katalunja është një rajon i pasur në verilindje të Spanjës, ku banojnë 7.5 milion njerëz. Ka gjuhën dhe kulturën e vet, por nuk njihet si një komb më vete nga shteti Spanjoll.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza