Referendumi,tensione në Katalunjë,
pranga ministrit, qytetarët në protestë

Referendumi,tensione në Katalunjë,<br />pranga ministrit, qytetarët në protestë
Këtë të mërkurë policia spanjolle ka arrestuar ministrin e Ekonomisë së Katalunjës, Josep Maria Jove krahu i djathtë i zvpresidnetit të vendit

Policia ka bastisur zyrat qeveritare rajonale. Ngjarja vjen vetëm pak kohë përpara referendumit të pautorizuar për pavarësi.
 
Lajmi njoftohet nga burime qeveritare katalanase, sipas të cilave, policia spanjolle ka hyrë në mjediset e ministrive të Ekonomisë, të Brendshme, të Marrëvdhënieve të Jashtme, të Mirëqenies, Telekomunikacionit dhe Departamentin e Tatim-Taksave.mediat raportojnë se janë arrestuar rreth 11 persona.

Mësohet se kontrollet janë bërë pikërisht  për dokumente të lidhura me referendumin e pavarsisë.
 
 Vetëm pak orë pas blitzit të policisë, qytetarët kanë zbarkuar në rrugët e vendit duke rritur edhe më shumë tensionet.

Tensionet me Madridin janë përshkallëzuar gjatëve javëve të fundit, pasi udhëheqësit e rajonit të pasur verilindor të Katalunjës janë zotuar t’i shkojnë deri në fund votimit të 1 tetorit për ndarje nga Spanja, gjë që qeveria qendrore e quan të paligjshme dhe kësisoj nuk mund të zhvillohet.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza