Referendumi, Turqia injoron apelin
e bërë nga Bashkimi EuropianNdalimi tubimeve, Turqia ankohet në OKB

Vijojnë të jenë të tensionuara marrëdhëniet mes Turqisë dhe Holandës.

Ankaraja jo vetëm i ka dërguar notë proteste ambasadorit holandez por ka pezulluar edhe komunikimin në nivele të larta si dhe lëvizjen e lirë të diplomatëve holandezë.

Ndërkohë përshkallëzohen raportet edhe me BE.

Ministria e jashtme turke ka hedhur poshtë kërkesën e bërë nga zyrtarë të lartë të BE-së për të treguar vetëpërmbajtje.

Ankaraja e konsideoi të të pavlefshem apelin e bërë nga shefja e politikës së jashtme Federica Mogherini dhe komisioneri i zgjerimit të BE-së Johannes Hahn.

Mediat shkruajnë se Turqia do të paraqesë perpara OKB një ankesë kundër Holandës duke e akuzuar per shkeljen e konventës së Vjenës sa i përket marrëdhënieve diplomatike.

Nga ana tjetër presidenti turk i rikthehet akuzave ndaj Gjermanisë duke iu drejtuar kancelares Merkel se mbështet terroristët.

Tensionet mes Turqisë dhe pjesës tjetër të shteteve perëndimore kryesisht me Holandën dhe Gjermanisë nisën pak ditë më parë kur këto vende  nuk lejuan që politikanët turq të zhvillojnë tubime për shtetasit e tyre që jetojnë në Roterdam.T

ubime të tilla organizohen në kuadër të referendumit i cili do të mbahet në Turqi në prill të këtij viti, referendum që synon ta shndërrojë vendin në republike presidenciale.

Diaspora turke zë një vend të rëndësishëm në elektoratin e Turqisë të cilët janë thirrur të votojnë në referendumin e kërkuar nga kreu i shtetit.

Shtetet perëndimore kanë arysuettuar se motivi se përse këto tubime janë ndaluar janë vetëm për arsye sigurie.Kancelarja Merkel ka shprehur solidaritetin e saj për Holandën, pasi pak ditë më parë Erdogan e akuzoi edhe Gjermaninë për praktika naziste.

Tensione të tilla prekin raportet mes vendeve të BE dhe Turqisë, teksa palët kanë nënshkruar marrëveshje për emigrantët. Por në këtë pikë cdo gjë mund të shpërbëhet,ministri turk për Europën u shpreh se marrëveshja për emigrantët mund të rishikohet.

Kriza e re në horizont po shqetëson BE, ndërsa presidenti komisionit europian Juncker ka zhvilluar takime me liderët europianë. Unioni bëri thirrje se kjo situate e tensionuar mund të zgjidhet vetëm në saj në dialogut.

Sidomos pas dështimit të grushtit të shtetit shumë shtete europiane kanë akuzuar Turqinë se po shkon drejt autoritarizmit.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave