Referendumi, Xhafaj: Sfidë
edhe për statutin e ri të PS

Referendumi, Xhafaj: Sfidë<br />edhe për statutin e ri të PS
Kreu i komisionit të ligjeve Fatmir Xhafaj në një prononcim për mediat nga selia e PS tha se procesi është organizuar dhe po zhvillohet në mënyrë shembullore. Sipas tij referendumi është një provë e pjekurisë poltiike të PS dhe bëhet për të zgjidhur çështje të debatueshme brenda PS. Ai shtoi se referendumi eshte nje prove edhe per statutin e ri te PS

"Unë s'mendoj se Rama  ka patur idenë e referendumit për të parë se sa pupullor është kryeminstri apo sa i pranueshëm është për PS. Kjo është një provë e pjekurisë politike të PS dhe për të zgjidhur çështje të debatueshme rreth nesh.Unë bëj pjesë tek ata që kanë debatuar a duhet të kishim referendum apo jo. Pikpamja ime: Statuti e zgjidh dilemën si dhe kur zgjidhet kryetari. Kongresi vendosi se për ti dhënë një zgjidhje të ftonte anëtarësinë për t'iu përgjigjur pyetjes së shtruar. Pavarësisht zgjidhjes statutore u vendos të bëhej referendum. Nëse votohet kundër bie norma statutore, nëse po mbetet siç është. Eshtë një proces referendumi për normën kushtetuese të partisë."-tha Xhafaj

Lidhur me kritikat e zotit Blushi për mangësi dhe mungesë transparence në listat e atyre që pritet të votojnë për mandatin e kryeministrit Rama si kryetar i partisë, deputeti socilist Fatmir Xhafaj tha se  nuk i bëjnë aspak përshtypje pasi voton çdo anëtar i PS thjesht edhe vetëm me një teser dhe s'ka nevojë për më tepër

"Ka një pozicion që bëhet debat dhe një që bëhet opozitë. Unë i kam ndjekur por s'jam i befasuar nga deklarata. Nga ajo që shoh unë s'ka asnjë problem nga pikpamja e procesit dhe organizimit. Janë lista që njihen. Nuk ka nevojë për asgjë të tillë janë anëtarët e partisë socialiste. Edhe kur një anëtarë se ka rifreskuar praninë e tij i mjafton vetëm të ketë teserin e partisë e të votojë. Të paktën procesi në Tiranë është shembullor.."

Pytje-përgjigjen me gazetarët Xhafaj e ka mbyllur me një kritikë për gazetarët kur u tha se pse nuk e pyetën për Reformën në Drejtësi si një ndër çështjet më kyç dhe të rëndësishme të  vendit

Redaksia online
(s/shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi