Kryeministri Edi Rama ka reflektuar pas kritikave nga opozita dhe deklaratës nga ambasadorja e BE për shkrirjen e Ministrisë së Integrimit.
Burime për Shqiptarja.com nga Presidenca pohojnë se në dekretet që Rama ka dërguar në zyrën e Metës ka një ndryshim në emërtimin e Ministrisë së Jashtme.
“Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme”, kështu do të quhet ministrja që do të drejtojë Ditmir Bushati, pas shkrirjes së ‘Integrimit’ me Ministrinë e Jashtme.
Këtë ndryshim Kryeministri e ka pranuar edhe gjatë një interviste televizive.
“Ministria e Integrimit ka qenë shumë e nevojshme në këtë fazë dhe në fazën ku hyjmë puna e saj, pra puna e bërë deri më tani nga kjo ministri duhet shpërndarë në shumë më tepër shpatulla, me shumë më tepër barrë përgjegjësie dhe ministria e Jashtme, e cila do të quhet ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, do të ketë përgjegjësinë e drejtimit", ka thënë Rama.
Vendimi i Ramës për ndryshimin e emërtimit erdhi edhe pas deklaratës së ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin pak ditë.
Ndërkohë që dje Rama zhvilloi një takim me ambasadorët e SHBA dhe të BE për më shumë se një orë në Kryeministri.
Tashmë emërtimi i ri mbyll debatin për praninë e termit ‘Europë’ në përbërjen e qeverisë së re.
Ndërsa nesër do të konstituohet Kuvendi, ditën e hënë do të shkojnë dekretet për qeverinë e re.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com