Reforma administrative
kursejmë 80 mln dollarë

Reforma administrative<br />kursejmë 80 mln dollarë
TIRANE- Reforma territoriale që pritet të bëhet në vendin tonë, u bë pjesë e diskutimeve mbledhjen e djeshme mes kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe disa përfaqësues nga gjashtë komuna të Kosovës. Meta tha se kjo është një reformë të cilës i ka kaluar koha me kohë dhe se Shqipëria për fat të keq është shumë mbrapa për shkak të mungesës së vullnetit politik për të bërë një reformë në interes të qytetarëve dhe jo në interes të forcave politike.

“Shqipëria ka një fragmentim të jashtëzakonshëm të pushtetit vendor dhe të njësive vendore. 385 njësi vendore është një numër jashtëzakonisht i madh. Ju e kuptoni se ç’do të thotë kjo në një vend me diçka më shumë se 3 milionë banorë”, theksoi Meta. Sipas Kryetarit të Kuvendit kjo pritet që të ketë edhe përfitime financiare. “Vetëm nga kursimi i kostove administrative që mund të ndodhin dhe që do të ndodhin pas kësaj reforme parashikohen të përfitohen të paktën 80 milionë dollarë në një mandat 4-vjeçar.

Duhet të bëjmë reforma dhe ristrukturime të cilat rrisin efikasitetin e administratës, të institucioneve, por edhe të cilat krijojnë mundësi që shumë të ardhura, të cilat sot keqmenaxhohen apo shpërdorohen në mënyrë jo të domosdoshme dhe jo në funksion të qytetarit, të investohen në një formë tjetër më të dobishme dhe më afatgjatë”, tha ai.

Shkrimi u publikua sot (01.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU