Reforma, Ambasada Italiane:
Tani fillon faza delikate e zbatimit

Reforma, Ambasada Italiane:<br />Tani fillon faza delikate e zbatimit
Ambasada e Italisë në Tiranë ka përshëndetur miratimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri. 
 
Në një deklaratë për shtyp, ambasada italiane shprehet se pas miratimit, tani fillon faza jo më pak delikate e zbatimit të Reformës në Drejtësi.
“Shprehim urimet më të ngrohta për Kuvendin e Shqipërisë për miratimin konsensual të ligjit kushtetues të reformës gjyqësore. Pas kësaj arritje fillon faza jo më pak delikate e zbatimit të reformës gjyqësore.
 
Me kontributin e të gjitha forcave politike, Shqipëria mund ta fitojë këtë sfidë të mëtejshme, për t’iu përgjigjur aspiratave të qytetarëve shqiptarë për integrimin në Bashkimin Evropian. Punë të mirë!”mbyllet reagimi i ambasadorit italian, Aberto Cutillo. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?