Reforma/ Balla apel opozitës: Të vijë në Kuvend, të ndryshohet Kodi Zgjedhor me vullnet politik

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një prononcim për mediat nga kryesia e Kuvendit, i ka bërë thirrje opozitës që të rikthehet në Kuvend për të bërë të gjitha ndryshimet e nevojshme për Kodin e ri Zgjedhor. Balla tha se opozita duhet të marrë pjesë në punimet e Komisionit për Reformën Zgjedhore, si edhe të arrijë që të vendoset teknologjia në zgjedhje, një kërkesë kjo e vjetër e opozitës. Balla tha se zgjedhjet nuk duhet të administrohen më nga partitë por nga një trupë e pavarur.

Është më e mira në këto 27 vite është rasti që partitë politike të heqin dorë nga administrimi i procesit zgjedhor. Të jetë një trupë që bën administrimin. Për herë të parë në këto 27 vite, mazhoranca i jep në dorë opozitës të shkruajë ndryshimet në kodin Zgjedhor. Të eksplorojmë teknologjinë në zgjedhje, në reflektim të një kërkese të kahershme të opozitës. Opozita hyri në protestë në 2017-ën për teknologjinë në zgjedhje. T’ju japim të drejtën grave të jenë të përfaqësuara. Të mos mjaftohen me pagesën e gjobave partitë në KQZ por të rrisim barazinë gjinore në Kuvend. Kemi një draft të shkëlqyer në Kuvend, në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR për 3 zgjedhjet e fundit. Duhet vullnet politik. PD të vijë në Kuvend, ne kemi zgjatur ditët e punës për Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare