Pas miratimit me konsensus të Reformës në Drejtësi, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një bisedë telefonike me Ndihmës sekretaren amerikane te Shtetit, Victoria Nuland e cila ishte njëra nga negociatoret kryesore për finalizimin e draftit.
Zyrtarja e lartë e DASH i ka shprehur përgëzimet kreut të opozitës për arritjen e marrëveshjes për reformën në drejtësi.
Sipas njoftimit nga zyra e shtypit të PD, Nuland ka vlerësuar qëndrimet e kreut të opozitës duke theksuar se “Me qëndrimet dhe veprimet e tua ke dëshmuar se je një patriot për vendin dhe interesat e tij”.
Kryetari i Partisë Demokratike shprehu mirënjohjen për ndihmën e zonjës Nuland per arritjen e konsensusit dhe për vëmendjen dhe mbështetjen e palodhur e të jashtëzakonshme të treguar që në ditën e parë të këtij procesi e deri në finalizimin e tij.
Në vazhdim të bidesës me Nuland, Basha shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen edhe për ambasadorin Donald Lu i cili sipas tij ka luajtur një rol kyç ne këtë proces të gjatë, të mundimshëm dhe të vështirë në Tiranë deri në finalizimin e draftit me konsensus.
“Ky proces historik u mbyll me sukses, dhe duke garantuar standardet me te larta pikërisht nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që edhe një herë iu gjenden në krah Shqipërisë dhe shqiptarëve, si në ngjarjet e tjera madhore që nga shtetformimi, anëtarësimi në NATO dhe pavarësia e Kosovës” tha kreu i PD.
Sfida e ardhshme për opozitën sipas kreut të PD janë zgjedhjet e lira dhe te ndershme dhe për këtë ka marrë mbështetjen e zonjës Nuland. “Do të kërkojmë një angazhim dhe mbështetje të madhe të SHBA për zgjedhje të lira dhe të ndershme” theksoi kryetari i opozitës.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com