Reforma, Basha thërret ekspertët
PD në tryezë me draftin e Venecias

Reforma, Basha thërret ekspertët<br />PD në tryezë me draftin e Venecias
Një ditë para mbledhjes së  komisionit të posacëm të reformës në drejtësi  për të shqyrtuar draftin e ekspertëve të maxhorancës, kryetari i Partisë Demokratike ka thirrur në zyrën e tij ekspertët e opozitës dhe anëtarët demokratë të këtij komisioni.
 
Në takimin i cili ka zgjatur rreth një orë, është diskutuar për qëndrimin e opozitës që do të mbajë në këtë tryezë politike tashmë. Ashtu siç është shprehur edhe në deklarata publike, kryetari Basha apo edhe ekspertë të PD-së për drejtësinë, opozita mbetet e vendosur për t'i qëndruar të gjitha rekomandimeve të Komisionit të Venecias për reformën në këtë sistem.
 
Një ditë më parë ekspertët e PD thanë se drafti i PS-së shmang rekomandimet e Komisionit të Venecias në 11 çështje, ndërsa përmes këtij drafti maxhoranca kap të pakëtn 8 institucione, në të cilat emërohen nga kuvendi 30 funksionarë të lartë të drejtësisë.
 
Por ndërkaq drafti i propozouar nga ministria e Drejtësisë e në mënyrë specifike formula për emërimin e gjyqtarëve duket se është e mirëpritur nga demokratët dhe shihet si opsion për t'u bërë pjesë e draftit.
 
Demokratët përjashtojnë mundësinë për të shkuar në Venecia me më shumë se një draft për reformën në drejtësi. Opozita bojkotoi tryezën e ekspertëve të reformës pasi nuk u dakortësua për formulën e emërimit të gjyqtarëve që shmang votimin e cilësuar prej 84 votash në kuved, vota të cilat maxhoranca aktuale i ka .
 
Kjo formulë sipas demokratëve bën që shumica politike të ketë nën kontroll sistemin e drejtësisë. Këtë të premte në orën 11.00 mblidhet në kryesinë e Kuvendit komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi në të cilin pritet të diskutohet politikisht.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit