Reforma, Bylykbashi: Komisioni
vuri prioritet votimin elektronik

Reforma, Bylykbashi: Komisioni<br />vuri prioritet votimin elektronik<br>
Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi deklaron se komisioni përcaktoi si prioritet votimin elektronik. Në një status në Facebook ai shprehet se votimi dhe numërimi elektronik do të bëjë që askush të mos mbushë kutitë e votimit apo të vjedhë votat në numërim. Duke lënë pas debatet me shumicën, Oerd Bylykbashi thotë se komisioni hodhi shinat për një reforme të suksesshme e konsensuale.

Komisioni i Reformes Zgjedhore percaktoi votimin elektronik si prioritet te tij. Identifikim biometrik qe askush te mos manipuloje me karta falso, te falsifikoje firmat e emigranteve apo t'u bllokoje zgjedhesve voten duke u marre kartat e identitetit. Votim e numerim elektronik qe askush te mos mbushe kutite e votimit apo te vjedhe votat ne numerim. Sistem i thjeshte, transparent dhe i besueshem per zgjedhesit, partite dhe publikun. Ekspertet e huaj e thone qarte; kerkon kujdes por eshte plotesisht e beshme. Partneret e huaj po ashtu mbeshtesin qasjen e kujdeseshme te komisionit per votim elektronik ne qender votimi, jo online!

Komisioni hodhi shinat per nje reforme te suksesshme e konsensuale. Kjo reforme eshte me e rendesishmja. Vetem nje parlament pa vote te blere dhe pa kriminele mund te beje Drejtesi te vertete. Zgjedhjet jane prioritet per demokracine dhe integrimin europian. Opozita do t'i prije ketij interesi jetik” përfundon deputeti i PD, që është bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024