Reforma e Arsimit, Rama:
Studentët do ia shohin hajrin
Studentë në protestë:Tërhiquni

Reforma e Arsimit, Rama:<br />Studentët do ia shohin hajrin<br />Studentë në protestë:Tërhiquni
Reforma në arsimin e lartë është një reform europianizuese, të cilës do ia shohin hajrin të gjithë ata që sot nuk janë të bindur. Kështu ka deklaruar nga Durrësi, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”.

Kështu Rama iu është përgjigjur në mënyrë indirekte studentëve të cilët protestuan këtë të mërkurë përpara kryeministrisë kundër Reformës së Arsimit të Lartë.

“Sigurisht që sot nuk jemi në kushtet kur mund të themi shikoni se cfarë transformimi çudibërës bëmë në arsim. Por jemi në kushtet ku mund të themi shikoni si ka filluar të marrë frymë ky organ i shoqërisë, e ekonomisë së vendit që ishte mbuluar  nga metastazat e korrupsionit dhe e braktisjes së plotë nga ana e qeverisë së mëparshme. Kemi arritur që të pastrojmë një turmor të madh, tumorin e universiteteve  private që ishin fabrika diplomash. Kemi arritur të pastrojmë edhe një sistem  përmes një reforme, edhe ata që sot s’janë të bindur shumë shpejt do ia shohin hajrin. Është reforme europianizuese që i jep mundësi unviersitetit të kalojë në një shkallë të re,” tha Rama.

Sipas Ramës sot në shkolla është futur një sistem i ri sa i përket garantimit teksteve shkollore. “Janë mbi 8 mijë tekste që janë hequr, që i prodhonte injoranca, batërdia, pa ambicien më të vogël. Kemi futur në Shqipëri tre shtëpi botuese nga më të mirat në botë. Kemi arritur që të pastrojmë tumor të madh, atë të universiteteve private, që ishin vetëm fabrika diplomash,” tha Rama.

Po ashtu kryeministri u shpreh se tashmë është kaluar në një fazë të re edhe sa i përket garantimit të shërbimit të mësuesëve. “Mjafton t’ju kujtoj që kemi kaluar në një fazë të re për garantimin e shërbimit të ri për mësuesit. Do kalojmë vit pas vitit drejt një shkolle ku mësuesi rifiton autoritetin e vetë si një figurë kyçe. Nuk është më mish për tokë që merrje e hiqej, ngrihej e dërrmohej sipas nevojave të ditës, qofshin politike, qofshin të korrupsionit apo injorancës,” u shpreh kreu i qeverisë.

Paraditen e kësaj të mërkure studentët protestuan për të disatën herë kundër reformës dhe ligjit për arsimin e lartë. Një protestë e cila erdhi pak ditë pasi incidentit me vezë ndaj Ramës në Fakultetin e Shkencave Sociale.

Rama: Pastrimi do të vazhdojë, s'ka rrugë tjetër

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin “ Të pastrojmë më tej Shqipërinë” Rama u ndal gjerësisht në reformat dhe arritjet e qeverisë e cila është në mes të mandatit të saj, duke pranuar se ajo çka është bërë nuk është e mjaftueshme, por që ka dhënë rezultate të cilat duan vendosmëri për t’u çuar deri në fund.

“Ky nuk është bilanc as komunikim për të treguar sukseset, por një përpjekje për të ndarë me ju dhe me publikun, qoftë disa arritje qoftë disa sfida në një moment kyç si ky që jemi sot. Pse është moment kyç? Sepse jemi në mes të mandatit dhe jemi në një moment kur gjithë operacioni në front të gjerë për të reformuar rrënjësisht strukturën dhe funksionimin e sektorëve të jetës apo e thënë më shkoqur operacioni për të pastruar sektorët që janë sot si organet në trupin e njeriut, për trupin e ekonomisë nga metastazat e një kanceri që po i shpërbënte, është sot në momentin kur ka filluar të japë disa rezultate por kur kërkon edhe më shumë kurajo, edhe më shumë vendosmëri për ta çuar deri në fund,” tha Rama teksa ceku sektorët kryesorë, si shëndetësinë, ekonominë, arsimin.

Lideri i maxhorancës shtoi më tej se rruga e nisur është e drejtë dhe se pastrimi do të vazhdojë në çdo sektorë të zhvillimit të vendit.

“Duhet të vazhojmë të pastrojmë dhe për më tej e kemi të domosdoshme të jemi sot më shumë se dje, të vendosur për ta çuar deri në fund këtë punë. Që nuk është një punë që e kemi zgjedhur, që na jep kënaqësi të madhe, duke parë se sa shumë plagë duhen pastruar dhe duke llogaritur dhe dhimbjet. Ama nga ana tjetër kjo është e vetmja punë që mund të bëjmë në Shqipëri, nuk ka asnjë mundësi tjetër. Rruga tjetër është t’i rihapim rrugët krimit, paligjshmërisë, mundësive për marrëdhënie të deformuar dhe të lejojë ripërhapjen e metastazave të një kanceri që praktikisht kishte marrë në zotërim të gjithë sektorët,” u shpreh Rama.

Pavarësisht arritjeve të deritanishme, sipas kryeministrit ende nuk është koha “për t’ia marrë valles” pasi ka ende shumë punë përpara.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal