Kryeminsitri Rama ka prezantuar sot fazën e dytë të reformës për ujin e pijshëm, të iniciuar nga qeveria. Shefi i qeverisë së bashku me dy ministrat e LSI, Edmond Haxhinasto dhe Edmond Panariti tha se drejtuesit vendorë çelin këtë vit fazën e dytë dhe se pas dy vitesh degradidimi të infastrukturës është shënuar një kthesë transformimi rrënjësorë. Rama i bëri të qartë bashkive se financimi për sektorin e ujitjes dhe kanalizimeve do të varet nga rezultatet.
“Drejtuesit vendorë celin fazën e dytë të reformës kombëtare të ujit, që është një nga reformat e mëdha, që ka kërkuar një fazë relativisht të gjatë përgatitore nnë drejtimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturëes dhe nën mbështetjen e Këshillit Kombëtar të Ujit, për të hyrë në këtë fazë të dytë ku është e domosdoshme që sëbashku të fillojmë të jetësojmë këtë reformë që njësoj si disa reforma të tjera të mëdha të qeverisë sot është e vonuar prej 20 e kusur vitesh.
Në më shumë se 2 vjet qeverisje besoj se ia kemi dalë të shënojmë pikën e një kthese transformuese dhe një progres të prekshëm në lidhje me rritjen e përmirësimin e shërbimit të ujitjes të kullimit me fermerët. Në lidhje me ndryshimin struktutor me menaxhimin për të rritur efektshmërinë që ka sjellë si rezultat zgjerimin e sipërfaqes së ujitur dhe impaktin më të madh tek fermerët”.

Kryeministri theksoi se, nëse një kryetar Bashkie nuk sjelle rezultate në mbledhjen e parave të ujit të shpenzuar në zonat e tij, atëhere ky person nuk do të marrë asnjë qindarkë për projekte.
"Bashkëpunimi mes nesh nënkupton edhe për detyrimet e ndërsjellta. Ne kemi një objektiv që duhet të jetë i përbashkët dhe do të punojmë me ju në ekip pa dallim partiak dhe pa dallim gjeografie për të siguruar uniformitetin e këtij transforimi me qëllim që ta çojmë sipërfaqen e ujitshme në 200 mijë Ha.
Ajo që kërkohet prej jush të fokusoheni në zonat me intensive të prodhimit bujqësor dhe të hartoni projektet e rehabilitimit me mbështetjen e qeverisë. Ashtu sikundër njësite bashkiakë të njësisë së ujitjes dhe kullimit duhet të organizohen dhe të vihen në efektshmëri të plotë dhe performance e bashkive mbi treguesit e ujitjes do të jetë do të jetë pikënisja e mbështetjes financiare. Nuk do të japim vitin e ardhshëm mbështetje uniforme të asnjë natyre. Çfarë rezultate do të bëni sot do të jetë hap për të marrë financime nesër.Jeni zgjedhur nga populli në të gjitha bashkitë keni bërë premtimet tuaja. Qeveria do tju sigurojë të gjithë mbështetjen, por askush nuk duhet ta marrë mbështetjen financiare të qeverisë si të padiskutueshme. Në këtë sektor mbështetja financiare do të kushtëzohet nga rezultatet."-tha Rama

Kryeministri tha se qytetarët në nevojë, të varfrit do të ndihmohen nga qeveria për pagesat me ujin.
“Si reforma me energjinë, shënjestra nuk do të jenë njerëzit e thjeshtë, nuk do të jenë ata problemi. Qytetarët që kanë vështirësi të paguajnë ujin do paguajë qeveria, për këta qytetarë do jenë në rregull si të tjerët dhe nuk do bëhen barrë për shoqëritë”.
Redaksia online
(s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO