Reforma futet në kalendarin e
Kuvendit, votimi në 21 korrik

Reforma futet në kalendarin e<br />Kuvendit, votimi në 21 korrik
Konferenca e Kryetarëve pak para nisjes së seancës plenare mundur të fusë mes diskutimesh draftin e Reformës në Drejtësi në kalendarin e punimeve të Kuvendit. Drafti është futur me miratimin e mazhorancës dhe votat e saj pasi opozita ka dalë kundër. Shumica ka kërkuar që drafti për reformën në drejtësi të votohet më 21 korrik.

Në seancën e sotme pritet të kalojë programi i punës për periudhën 4-29 korrik si dhe të miratohet kalendari 3-javor i punimeve të Kuvendit që shënon dhe mbylljen e sesionit parlamentar të verës.

Një javë më parë, Këshilli nuk gjeti konsensus për shqyrtimin e draftit të ndryshimeve kushtetuese, pasi opozita kundërshtoi kërkesën e maxhorancës që drafti t’i kalojë menjëherë seancës plenare, pa u shqyrtuar më parë sipas procedurës rutinë, në Këshillin e Legjislacionit dhe komisionin e Ligjeve. Raporti i përcjellë seancës së sotme për vendim, përfshin dy mendimet e kundërta të palëve.

Ndqërkohë më herët Ambasadori Amerikan Donald Lu u shpreh se palët politike mund të arrijnë një marrëveshje pasi kanë zgjidhje kompromisi në dispozicion Donald Lu, u kërkoi palëve politike dhe antarëve individual të Kuvendit,të miratojnë më 21 korrik reformën në drejtës

Rendi i ditës
Rendi i ditës i Kuvendit parashikon gjithashtu diskutimin e dy marrëveshjeve me Gjermaninë, ajo për bashkëpunimin financiar 2014, për masën shoqëruese të projektit “Linja unazore 110 KV në Shqipërinë Jugore dhe marrëveshja për bashkëpunim financiar 2015, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës, sipas parimit të eficencës energjetike”.

*Lajmi në përditësim

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'