Reforma,Gjosha:Duhet të jetë
e pranueshme nga të gjithë

Reforma,Gjosha:Duhet të jetë<br />e pranueshme nga të gjithë
Ministrja e Intergrimit Europian, Klajda Gjosha e pyetur për Reformën në drejtësi nga Brukseli ka dhënë një prononcim. Gjosha  është shprehur se duhet të përdorim të gjitha mekanizmat e mundshëm që reforma të jetë sa më e pranueshme nga të gjithë por më e rëndësishme është implementimi i kësaj reforme.
 
Fjala e plotë

Unë realisht besoj tek një reformë ku ne duhet të përdorim të gjithë mekanizmat tanë politik, çdo gjë të mundshme në mënyrë që reforma të jetë e pranueshme  nga të gjithë, por mbi të gjitha të krijojë mundësitë e një vazhdimësie dhe implementimi mjaft të mirë të kësaj reforme.

Kjo mund të bëhet vetëm me një dialog mes palësh. Besoj fort në maturinë politike. Unë realisht mendoj që kjo reformë është kyçi i të ardhmes së vendit, është kyçi i rinisë, por është edhe plotësimi i një dëshire dhe një pune të mirë që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit edhe për procesin e integrimit.

Reforma në radhë të parë i shërben vendit dhe më pas procesit dhe mesazheve që vijnë nga Brukseli.

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare