TIRANE- Reforma në sistemin e drejtësisë nuk do të ndalojë punën as gjatë muajit të gushtit. Pas 8 muaj punë, grupi i ekspertëve të nivelit të lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, kanë hartuar një draft-strategji, ku janë përmbledhur ndërhyrjet themelore që duhen bërë për të reformuar sistemin. Pas dokumentit analitik prej 300 faqesh, ky material më i përqendruar, do të përbëjë bazën e punës së komisionit parlamentar, ku tashmë punojnë së bashku edhe mazhoranca edhe opozita.