Reforma/ Kodi Zgjedhor, PS me
 3 anëtarë, nga një LSI dhe PDIU

Reforma/ Kodi Zgjedhor, PS me<br /> 3 anëtarë, nga një LSI dhe PDIU
TIRANE- Partia Socialiste parashikon të ketë vetëm 3 anëtarë në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, duke menduar që 2 të tjerë tu takojnë aleatëve të koalicionit PDIU dhe LSI. Kështu, ajo ka bërë publike vetëm 3 emrat e parë të saj, Vasilika Hysi, Bashkim Fino dhe Ulsi Manja. Anëtari i LSI-së pritet të jetë ose Petrit Vasili, ose Silva Caka, por për këtë nuk ka ende një vendim nga kjo parti.

Teksa anëtari i LSI-së është i sigurt, ai i PDIU-së nuk është i vendosur, pasi PS dhe PDIU janë në bisedime se si do të ndahet anëtari i katërt. Shpëtim Idrizi kërkon të ketë një përfaqësues, por kjo çështje ka ngelur e hapur me kryetarin e PS-së, Edi Rama. “Nëse PDIU do të ketë një përfaqësues, ai do të jetë Shpëtim Idrizi”, thanë burime pranë kësaj partie. Komisioni do të ketë 10 anëtarë, ku 5 janë nga mazhoranca e 5 nga opozita dhe është i sanksionuar bashkëkryesimi. Vetëm PD, ka bërë me dije emrat e saj, ky drejton Oerd Bylykbashki, dhe anëtarë janë Eduard Halimi, Arben Ristani dhe Gent Strazimiri.

Emri i pestë i opozitës i takon Partisë Republikane, dhe ai është Fatmir Mediu. Përbërja e Komisionit pritet të votohet të enjten në Kuvend.

Ndërkohë, republikanët listojnë të paktën 4 çështje që duhet tu jepen zgjidhje me reformën zgjedhore.

Kryetari i PR Fatmir Mediu, i cili është anëtar i komisionit të posaçëm, thotë në një intervistë për Report Tv se reforma duhet të ketë në themel konkurrueshmërinë e deputetëve para votuesve dhe jo të jenë persona të zgjedhur subjektivisht nga kryetarët e partive, çka lë të kuptohet pranimin e listave të hapura.

"Listat e mbyllura është një problem besoj në gjykimin tim sepse nuk ka të bëjë me përzgjedhje krejt subjektive që s ka të bëjë as me eksperiencën as me karrierën por me interes preferencial të atyre që i përzgjedhin për ti vendosur në këtë listë. Në këtë pikëpamje mendoj që duhet të kemi patjetër një sistem që duhet të funksionojë mbi konkurrimin, të mos ketë formula të cilat deformojnë qoftë në ndarjen zonale apo qarqeve por qoftë edhe në mënyrën e përllogaritjes së mandateve. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm për të parë se kush duhet të jetë sistemi i financimit të partive politike gjatë fushatës elektorale dhe nga ana tjetër kush janë burimet e financimit. Duhet të kemi në mëndje faktin që duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të drejta pra mos cënueshmërinë e votës", - shprehet kreu i PR-së. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 janar 2016

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)      

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor