TIRANË – Arsimi duhet që të ndahet nga llogoret e politikës, që të bëhet me cilësi ndërkombëtare dhe i konkurrueshëm. Deklarata është bërë nga kryeministri Edi Rama, cili ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Ministria e Arsimit, për arsimin e lartë.
Në këtë tryezë mbajti një fjalë edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikollaj. Duke folur këtë takim, Rama tha se, “Shqipëria ka pasur politikanë dhe drejtues të shtetit, njerëz të ditur. Një nga punonjësit e shquar që ka punuar gjatë është Aleksandër Xhuvani”.
“Unë besoj se ajo çfarë del sot si domosdoshmëri për të bërë të mundur një cilësi ndërkombëter është vendosja e një vije të qartë mes, reformës së domosdoshme dhe aspak partizane për të cilën ka nevojë sistemi dhe llogoreve të partizanërisë politike”, deklaroi kryeministri Edi Rama.
Ndërsa ministrja Nikolla deklaroi se, qeveria do të bëjë më të mirën për arsimin. “Qëllimi i kësaj reforme është një dhe vetëm një: cilësia në arsim dhe në cilësinë e diplomave dhe ndarja e tij, si shërbim publik, nga biznesi. Kjo është politika më e mirë ekonomike dhe që i shërben një zhvillimi të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
Reforma në arsimin e lartë nuk ka si të jetë vetëm reformë e qeverisë, pasi ajo i përket të gjithëve dhe i prek të gjithë. Drafti për arsimin e lartë, tha ajo, do të ketë në vëmendje dhe zërin e universiteteve, të ekspertëve, akademikëve dhe studentëve”, tha Nikolla gjatë fjalës së saj.
RAMA: POLITIKA KA DIKTUAR SISTEMIN ARSIMOR
Sipas kryeministrit Edi Rama, :Shqipëria ka pasur edhe aktorë politikë edhe aktorë shteti mes njerëzve të paditur që përgjithësisht e kanë sundur politikën, njerëz të arsimuar që i kanë njohur mirë sistemet e vendeve të arsimuara”.
“Ndoshta shembulli më kuptimplotë është ai i Aleksandër Xhuvanit por fakti ësghtë që sistemi arsimor shqiptar, posaçërisht me tu ballafaqur me skenën e madhe të zgjedhjes së lirë, nuk arriti asnjëherë të jetë qoftë në lartësinë e vendeve fqinje për të mos folur për vendet e zhvilluara”.
“Studiuesit e shquar apo njerëz, sidoqoftë të ditur që ka qëlluar të drejtojnë arsimin shqiptar në vite e kanë dhënë mësim në institucionet e arsimit të lartë, nuk kanë arritur t’i japim drejtim sistemit arsimor për ta përputhur atë me sistemet e efektshme, qoftë të vendeve përreth, qoftë të vendeve të Evropës, ku duam të integrohemi.
Ose se sistemi ynë, gjithmonë udhëhiqet nga diktati i politikës ose politika ka qenë e aftë që edhe këta njerëz të aftë t’i ndriçojë e t’i bëjë si veten e vet, sapo kanë mërrë detyrë të bëjnë realitet ndryshimet.
Ne megjithëse erdhëm në qeverisje me një plan të qartë për reformimin e sistemit arsimor nuk jemi ngutur por kemi kërkuar në rradhë të parë, të mbledhim bashkë një grup ekspertësh sa më larg llogoreve të politikës dhe njëkohësisht sa më të ndryshëm në rotacionin e tyre, qoftë politik për të hapur një debat për reformën në arsimin e lartë, një debat që duhet të jetë në rradhë të parë debati i njerëzve të sistemit, debati i gjithë atyre që brenda sistemit nesër do të duhet të jetësojnë reformën”.
NJË DRAFT NGA KOMISIONI DHE MË PAS PROJEKTLIGJI
“Vetëm pasi ky debat të shtrohet dhe pasi të gjithë konsultimet të kryhen do të ulemi në tavolinën e qeverisë për të vendosur mbi draftin e reformës që do ta përgatisë ky komision dhe me të cilin ne kemi marrë vendimin të jemi në raporte po aq të barabarta sa duhet të jenë, edhe besoj do të jenë dhe aktoret e tjerë, pa u shtruar asnjë lloj imponimi dritëshkurtër dhe me qëllime afatshkurtra nga lart”, u shpreh kreu i qeversisë, Rama.
“Pas marrjes së draftit, qeveria do të bëjë dëgjesat e veta me çdo aktor dhe grup interesi për të verifikuar përputhshmërinë mes konceptit të drafit të artikulimit të reformës dhe qasjes së çdo aktori e grupi interesi, sikundër për të shtruar objeksionet e veta, nëse do të ketë të tilla.Pas kësaj do të vendosim të çojmë në parlament projekt-ligjin, që do t’i nështrohet një filtri institucional.
Kur vjen puna te reforma në arsim, të gjithë biem dakord nëse flasim sinqerisht dhe ndershmërisht, që gjendja është ermergjente kombëtarisht sa i përket cilësisë së arsimit të lartë dhe pastaj shanseve që iu ofrohen atyre që e kryen investimin për të marrë një diplomë.
Sepse qëllimi ynë nuk është të bëjmë thjesht reformë të arsimit të lartë. Mbase të tjerë, me të drejtën e tyre mund të pretendojnë se e kanë bërë këtë reformë,. Qëllimi ynë është që reforma e arsimit të lartë të jetë pjesë e një procesi, që do të lidhë dijen me tregun dhe është e qartë që pa këtë lidhje pazari i madh i shitblerjes së diplomave, që sot karakterizon arsimin e lartë, nuk mund të transformohet në industri të prodhimit të dijeve, rritjes së aftësive dhe promovimit të vlerave”.
“DIJA NUK ËSHTË BIZNES”
Në bazë logjike, sipas Ramës do të diskutohet “një mënyrë e re konceptimi dhe funksionimi të arsimit të lartë shqiptar”.
“Qëllimi është të shfrytëzojmë ekspertizat më të mira, se të tilla ka, në sektorin publik e privat, për të bashkuar këtë e për të vënë një vijë ndarëse mes ekspertizës së mirë e përvojës së keqe.
Ta kthejmë studentin në aktor e faktor që kontribuon në këtë transformin e transformohet dhe vetë nga ky proces transformimi, në mënyrë që të realizojmë atë që do të jetë themeli i sistemit tonë të përbashkët arsimor, të ndajmë dijen nga malli.
Dija nuk është mall, universiteti nuk është biznes. Të ndahemi përfundimisht edhe nga një ekspertizë që e ka kthyer dijen në mall, universitetin në biznes”.
SISTEM AUTONOM FINANCIAR PËR ARSIMIN E LARTË
Skema e re e financimit sipas Ramës duhet të reflektojë qasje të re mbi autonominë financiare e administrative.
“Të ndalojmë privatin që të qenit biznes privat ta kthejë në organizatë fitimprurëse.
Të krijojmë parametra për tregues të matshëm të cilësisë së mësimdhënies, të volumit të punës shkencore dhe inovacionit brenda sistemit.
Universitet publik me skemë të re financiare, jo vetëm do t’i krijojë vetes mundësi të shtuara, por do të vendosë në pozicion për të shmangur abuzimet që janë karakteristika fiziologjike e sistemit dhe nuk kanë të bëjnë me parti të caktuara, duke përdorur tagrin që jep autonomia dhe duke mos u kushtëzuar më nga politika.
Pikërisht për të ulur në maksimum efektin e drejtpërdrejtë të shkatërrimit mbi procesin e të jetuarit të arsimit, që është një sistem i ngritur për objektiva afatgjatë, duhet doemos edhe racionalizim i burimeve tona të financimit, duke racionalizuar mënyrën si qëndron në këmbë edhe financimi i gjithë sistemit të universiteve rajonale apo lokale”.
JO ARSIM TË LARTË JASHTË MERITËS
Sipas kryeministrit Edi Rama, është “Po aq në nevojë një i talentuar që nuk ka mundësi të financojë studimet e veta sa një që vjen nga një familje në nevojë me aftësi mesatare”.
“Jam këtu vetëm për shkak të mundësisë që më dha arsimi im. Arsimin e lartë duhet ta vendosim së bashku në këtë qasje e duhet t’i takojë gjithkujt që e meriton, pavarësisht mundësive financiare.
Arsim të lartë jashtë meritës besoj që nuk duhet të ketë. Ashtu sikur nuk duhet të ketë arsim të lartë që nuk garanton meritën.
Çdo hap i hedhur në rrugën e transparencës për cilësi reale të univerisiteteve është për mundësim të barazive për universitetet dhe studentët.
Zhdukja e abuzimit apo mundësisë për abuzim në aploklimet e studentëve është domosdoshmëri që mund të përballet vetëm, duke vendosur në themel të punës konkurrencën dhe meritën.
Hapja e debatit për mundësinë e aplikimeve në administratën e lartë është me rëndësi.
Jemi të gjithë të vetëdijshëm që kërkimi shkencor prej vitesh vuan një degradim të skajshëm, sikur prej vitesh vuan ulje drastike të vazhdueshme të burimeve mbështetesë.
Sot, Europa e bashkuar ka vendosur të spostojë nga buxheti 80 miliard Euro për të vënë në dispozicion të kërkimit shkencor.
Kushtet tona nuk lejojnë që të rrisim në masa aq të konsiderueshme sa të përballojmë nevojat për të mos vazhduar në tapetin e kësaj prapambetjej punën shkencore e për këtë, ka vetën një përgjigje: reformë të sistemit.
Në fakt reforma në arsimin e lartë nuk mund të ketë as largpamësi, as fat nëse bëhet e njëanshme, e mbi të githa nëse mbetet si shprehje e vullnetit sado të lirë të një force të vetme ne qeveri. Bota akademike, studentët, shoqëria civile, gjithë sipërmarrja private në këtë sistem, janë për këtë reformë po aq të rëndësishëm secila më vete sa dhe qeveria.
Kemi nevojë të bashkojmë idetë, përvojat, të përafrojmë kundërshtitë, duke qenë të vetëdijshëm që asnjë palë nuk mund të ketë monopolin e së vërtetës e nuk mund imponojë.
Po ndërtojmë platformën për sistemin autonom, ku duhet të funksionojë sistemi zinxhir i llogaridhënies i çdo aktori.
Edhe qeveria duhet të japë llogari ndaj sistemit në formën e detyrimeve kontraktuale, që përcaktojnë qartë ç’mund të bëjë njëri e tjetri”.
Sipas tij, “Kjo ofron ndarje nga pazari oriental i diplomave”.
“PROBLEMI NUK ËSHTË LIGJI, POR JETËSIMI I LIGJEVE”
Janë "dy kantiere të mëdha që duhet të ngrihen për reformën", sipas Ramës.
"Një përmes një grupi që siguroi nxjerrjen sa më objektive të të gjithë të dhënave dhe të gjithë problemeve që sistemi ka sot në këtë gjendje, të para nga këndvështrimi i gjithë palëve dhe grupi tjetër për të orientuar procesin drejt të ardhmes, duke ngritur gjithë strukturën e reformimit mbi domosdoshmërinë për të përputhur eksperiencat më të mira me realitetin ku jemi. Shqipëria sot në Bibliotekën e kuvendit, po të shkosh ta shohësh përmes ligjeve që ka miratuar, është me siguri nga vendet më të përparuar të Evropës. Kush nuk di që ligjet që i përkasin këtij realiteti, mendon se ky vend është nga BE.
Problemi është jetësimi. Ne nuk duhet të shpikim, por as thjesht dhe vetëm të mjaftohemi me tërësi qëllimesh të mira hedhur në letër.
Refoerma nuk duhet të jetë e pandjeshme ndaj perspektivës sociale e teknologjike, jashtë informacioneve për tregun e punës, zhvillimeve teknologjike, për modelin e rritjes ekonomike të vendit etj".
BASHKËINTEGRIM I ARSIMIT SHQIPTAR DHE KOSOVAR
“Reforma jonë në kushte kur kemi hyrë në cilësi të re të marrëdhënieve me Kosovën, na thotë se nuk mund të bëjmë reformë pa përputhje me realitetin e arsimit në Kosovë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.
Sipas tij, “Nuk mund të bëjmë reformë që nuk parasheh integrimin e plotë të sistemit tonë arsimor për shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, si bazë e përbashkët e rritjes dhe edukimit të gjeneratës tjetër të shqiptarë të BE, këndej dhe andej kufirit.
Rishpreh dëshirën që në kuadër të kësaj reforme, jo vetëm të ketë qasje kurajoze ndaj gjithë sfidave të kërkimit shkencor, që sot është në gjendje të mjerë, por edhe në këtë qasje të ktë ide dhe sugjerime sa më konkrete, si edhe kërkimi shkencor të jetë sa më i përputhsëm me sistemin e kërkimit shkencor në Kosovë”.
BRENDA NJË KOHE TË SHKURTËR, INSTITUCIONE EKSELENCË
“Brenda një harku kohor të shkurtër të kemi institucione ekselencë në disa degë e profesione, për të cilët aftësia e shqiptarëve të bëhet referencë, qoftë në Kosovë edhe në Shqipëri.
Një vend me popullsi të re në moshë nuk ka pse të mos ketë synime të tilla e nuk ka pse kufizohet në ëndrrën e vet. Dhe në lidhje me këtë, dua thjesht dhe vetëm t’ju shpreh besimin tim të plotë, që eksperienca është e mjaftueshme, për të bërë kapërcimin që është bërë i domosdoshëm”, vijoi Rama.
“Në mbyllje dua të ndaj një bindje aspak të veçantë, të gjithëpranuar, por që shpesh e harrojmë që pasuria më e madhe e çdo vendi dhe e tonit më shumë se e vendeve të tjera, është kapitali njerëzor i secilit prej qytetarëve tanë dhe për temën, i çdo fëmije, i çdo të riu që lind e rritet në vendin tonë.
Nuk mund të ketë të ardhme ndryshe, nëse investimi në këtë kapital themeltar nuk është i madh, nuk është i drejtë, nuk është i ndershëm.
Deri sot nuk ka qenë as i madh, as i drejtë, as i ndershëm.
Duke i dhënë vetes të drejtën që të mendojmë në rradhë të parë ta bëjmë këtë investim, jam i bindur se i kemi dhënë njëri-tjetrit mundësinë të kuptohemi më së miri e nisim së bashku rilindjen e vërtetë të arsimit të lartë, në respekt të plotë të njëri- tjetrit dhe në funksion të forcimit real, qoftë të qeverisë mbi arsimin, qoftë të mirëqeverisjes së arsimit, qoftë të autonomisë së institucioneve, qoftë të lirisë e konkurrueshmërisë mes institucioneve arsimore, duke lënë pas epokën kur në një ndarje arsimi trajtohej, publiku i nënës, privati i njerkës dhe u shkatërrua edhe ai i nënës edhe i njerkës, se u godit mu në zemër kapitali ynë njerëzor".
Redaksia online
(a.c/ b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com