Reforma, LSI sfidon PS, draft paralel në Komisionin e Venecias
Lëvizja Socialiste për Integrim sfidon Partinë Socialiste, në vijim të debatit për reformën në drejtësi, duke propozuar një draft të vetin, ndryshe nga ai i ekspertëve të nivelit të lartë, i cili do t’i dërgohet Komisionit të Venecias.
TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim sfidon Partinë Socialiste, në vijim të debatit për reformën në drejtësi, duke propozuar një draft të vetin, ndryshe nga ai i ekspertëve të nivelit të lartë, i cili do t’i dërgohet Komisionit të Venecias. Përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, Ilir Rusmali dhe Krenar Loloçi kanë depozituar dy ditë më parë në tryezën e ekspertëve, dokumentin paralel me 22 amendamente Kushtetuese, i cili bie ndesh në disa pika, me materialin që miratoi dje tryeza e ekspertëve.