Reforma, Manjani:Të votojmë
ligjet për sistemin e ri në Kushtetutë

Reforma, Manjani:Të votojmë<br />ligjet për sistemin e ri në Kushtetutë
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka përshendetur sot miratimin me unanimitet të plotë të deputetëve të Kuvendit për Reformën në Drejtësi. Në një mesazh të posaçëm, Manjani ka thënë se, tani është momenti për miratimin e ligjeve dhe ndërtimin e kalendarit të veprimeve për zhvillimin e sistemit të ri në Kushtetutë.

Në këtë mesazh, ai iu ka kërkuar trupave gjyqësore dhe prokurorisë që të jenë të fokusuar në ushtrimin e detyrës, deri në transferimin e përgjegjësive tek institucionet e reja.
 
"Tani është momenti të fillojmë diskutimin për miratimin e ligjeve, në zbatim të këtyre ndryshimeve. Paralelisht duhet edhe të ndërtojmë një kalendar veprimesh ekzekutive për zhvillimin e sistemit të ri të projektuar në Kushtetutë.Në këtë periudhë tranzicioni i kërkoj trupës gjyqësore dhe prokurorisë të jenë të fokusuar në ushtrimin me korrektësi të pergjegjësisë së tyre publike.Deri në transferimin e përgjegjësisë tek institucionet e reja që parashikohen në ndryshimet kushtetuese, puna vazhdon normalisht dhe me përgjegjësi ligjore.Edhe njëherë urime miratimit konsensual të reformës së Shtetit tonë të përbashkët!


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?