Reforma, Manjani takon Ambasadorin
finlandez:Zbatimi kërkon konsensus

Reforma, Manjani takon Ambasadorin<br />finlandez:Zbatimi kërkon konsensus
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka pritur në një takim Ambasadorin e Finlandës, Pauli Makela. Në takim ambasadori ka përshëndetur dhe vlerësuar finalizimin e procesit të votmit të ndryshimeve Kushtetuese, ndërsa informoi se e ka ndjekur me vëmendje të gjithë ecurinë e këtij procesi reformues.

Ministri Manjani dhe Ambasadori Makela theksuan se tashmë paraqet një rëndësi të jashtëzakonshme faza e zbatimit tësaj, e cila do të kërkojë përsëri një klimë bashkëpunimi dhe konsensusi.

Ambasadori Makela ka shprehur interes të veçantë edhe mbi shërbimin e ndërmjetësimit në vendin tonë, i cili asistohet përmes një projekti të posaçëm binjakëzimi me BE-në dhe që drejtohet nga Marjo Naapi, ish gjyqtare finlandeze dhe me mjaft ekperiencë në këtë fushë.

Më tej, gjatë takimit bashkëbiseduesit janë ndalur edhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë botërore, luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar si dhe problematikat lidhur me emigrimin. 

manjani

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?