Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka kërkuar finalizimin e draftit hibrid të reformës në drejtësi brenda ditës së sotme.

Meta i është drejtuar përmes një kërkese Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste që të mbledhin grupin negociator, për t'i dhënë fund firmosjes së marrëveshjes së reformës.

Kërkesa e Metës vjen disa orë përpara votimit në Kuvend të paketës kushtetuese të reformës në drejtësi. Edhe një ditë më parë gjatë një dalje për mediat, Meta kërkoi mbledhjen e grupit negociator për të mos e lënë firmosjen e marrëveshjes në minutën e fundit. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com