Reforma në Drejtësi, Albina Deda:
Ja çfarë do t’i thoja Lu në takim 

Reforma në Drejtësi, Albina Deda:<br />Ja çfarë do t’i thoja Lu në takim 
Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda, ka deklaruar se do të donte të takonte ambasadorin amerikan, Donald Lu, për dekriminalizimin e Qarkut të Lezhës. “SHBA-ja mbetet për ne partneri kryesor strategjik për reformat në vend. Ambasadorin Lu, unë do ta takoja me shume dëshirë, por ne në Mirditë kemi një parim që na e lanë të parët tanë: "Kur takohet e bisedohet me të zotin e shtëpisë, nuk ka nevoje me e kthye kryet mbrapa" "Është punë e mbarueme". Për reformën është një qëndrim unik i grupit parlamentar që e ka shprehur kryetari Basha qartë dhe saktë. Do doja shumë ta takoja për dekriminalizimin pasi Qarku Lezhë është qarku më i inkriminuar dhe me të zgjedhur me precedentë penalë, që vijnë nga trafiqet e drogës, prostitucionit, dhe që kanë ndryshuar gjeneralitetet pasi ndiqen në vende fqinje për këto akuza, madje dhe vrasje. Dhe sot zyrat e shtetit janë përsëri me këta njerëz në drejtim”, tha Deda.

Deputetja Deda ka folur edhe për formulën e propozuar. “Kryetari Basha, pas një takimi me aleatet dhe grupin parlamentar ka diskutuar një mundësi të re, një formulë të re për nenin 88 të Reformës në Drejtësi, bazuar në rekomandimin e Komisionit të Venecias. “PD-ja po afron alternativat e saj për ta zgjidhur këtë ngërç. PD propozon që të krijohet një komision “ad hoc” me 12 anëtarë, 6 nga pozita dhe 6 nga opozita.  Secili anëtar zgjedh në mënyrë elektronike nga një gjyqtar. Lista me 12 anëtarë do të hidhet e tëra në Kuvend për votim. Kuvendi i miraton kandidatët me 2/3. Ky është propozimi i tretë që bëhet nga opozita krahas dy të tjerëve që në fillim të reformës”, tha Deda. Sipas saj, kryeministri Rama nuk e do reformën. “Rama nuk e do reformën, nuk e njeh konsensusin dhe nuk i ka numrat, kjo i duhet vetëm për ta përdorë si të vetmin kalë, për ta bërë kauzë për fushatë. Pra, nga mazhoranca interesi është 0. Qeveria ka bilanc negativ në gjithçka dhe duan te përdorin për të mashtruar edhe një herë shqiptarët duke fajësuar PD dhe gjithë forcat opozitare”, tha zonja Deda.

Redaksia online
a.n shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'