TIRANE - “Reforma në drejtësi në Shqipëri ka pasur progres, por ka edhe momente ngadalësimi.” Duke vlerësuar ecurinë e bërë deri më tani në vendin tonë, Ambasadori Britanik në Tiranë, Nicholas Cannon, në një takim me Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ka bërë edhe kritika lidhur me ecurinë e reformës. Sipas tij, deri më tani ekspertet britanikë kanë punuar për të evidentuar problematikat në Drejtësinë shqiptare, në mënyrë që të ofrojnë asistencën dhe zgjidhjet e duhura.
“Jemi të angazhuar që të ofrojmë asistencën tonë, në mënyrë që këtyre reformave t’i jepet shtysa e nevojshme për të ecur përpara. “Slynn Foundation”, është tashmë një vlerë për Shqipërinë, pasi ekspertët britanikë kanë shpenzuar shumë vite në Shqipëri, duke kuptuar sistemin dhe problematikat, në mënyrë që të gjejnë zgjidhjet më të mira dhe funksionale për Shqipërinë”, theksoi ambasadori Cannon.
Sipas tij, disa nga problemet me të cilat përballet sot Gjykata e Lartë, ku ka mbingarkesë çështjesh të regjistruara e dosjesh të mbartura, kanë ndodhur edhe në Gjykatën e Lartë të Britanisë së Madhe. Ndërkohë që thekson se “shkëmbimi dhe ndarja e praktikave për të gjetur zgjidhjen e duhur do të ishte në interesin e organizimit dhe funksionimit normal të gjykatës”.
Ndërkaq kreu i Gjykatës së Lartë në Shqipëri, Zaganjori, ka theksuar se “do të vazhdojë bashkëpunimin e nisur, së bashku me koleget, duke bërë përpjekjet maksimale në kuadër të forcimit të pushtetin gjyqësor”.
Por sipas tij për të mundësuar një mirëfunksionim të “shtetit të së drejtës dhe konsolidimit të tij, kërkohet mbi të gjitha forcimi i institucioneve dhe pavarësisë së tyre, si dhe në të njëjtën kohë edhe ndryshim i mentalitetit”.
Ndërkaq gjatë takimit u vu theksin në rëndësinë e rritjes së transparencës dhe cilësisë së vendimeve gjyqësore, në mënyrë që të rritet dhe besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë në vend.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com