Reforma në drejtësi, çfarë janë
vendet e rezervuara që kërkon PD?

Reforma në drejtësi, çfarë janë<br />vendet e rezervuara që kërkon PD?
Dy ditët e fundit Partia Demokratike ka nxjerrë në skenë një element të ri në vijim të kushtëzimeve të saj ndaj reformës në drejtësi. Në njoftimin e PD për bisedën telefonike që Ndihmës-Sekretarja e Shtetit për Çështje Europiane dhe të Euroazisë Victoria Nuland pati me kreun e opozitës, Basha, thuhet se PD mbështet formulën e vendeve të rezervuara.
 
Sipas kësaj ideje, partitë politike duhet të emërojnë anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pra vendet në këto këshilla të jenë të rezervuara për partitë politike.
 
E para kjo i bie të jetë status quo, sistem drejtësie nën kontrollin e partive.
 
E dyta, kjo kërkesë e demokratëve dhe veçanërisht e Sali Berishës vjen pasi kryeministri Edi Rama lëshoi rrugë për votimin me 2/3, çka ishte kali i betejës i opozitës për një vit. Pra në momentin që u zgjidh ngërçi i 2/3, Berisha nxori një justifikim te ri.
 
Së treti, kjo komplikon gjithnjë e më shumë suksesin e tryezës së dialogut mes Ramës e Bashës e cila është planifikuar të zhvillohet të hënën. Kjo pasi demokratët do të mbërrijnë në tryezë me një kusht të ri, pas tejkalimit të ngërçit të shumicës së votimit për anëtarët e sistemit të drejtësisë.
 
Ish-kryeministri doli me propozimin e ndarjes së vendeve të lira në institucionet e drejtësisë, duke tentuar ta kthejë Reformën në Drejtësi në një pazar historik. Propozimi u referohet vendeve të lira për pesë anëtarë në Këshillin të Lartë Gjyqësor dhe pesë anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Komisioni i Venecias, EURALIUS dhe OPDAT mbrojnë variantin e zgjedhjes së anëtarëve në fjalë me 2/3, ndërsa kanë parashikuar që kandidatët të jenë profesionistë me jo më pak se 15 vjet përvojë, të pavarur, me moral dhe integritet të lartë profesional. Projekti kushtetues parashikon pavarësinë dhe paanshmërinë e anëtarëve që duhet të zgjidhen nga Kuvendi.

Nga ana tjetër, PD kërkon që të ketë tagrin e propozimeve në përbërjen e 5-çes së Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë. Ky është edhe ngërçi i radhës i ngritur nga demokratët, pas heqjes dorë nga insistimi për shumicën absolute të votimit të anëtarëve të drejtësisë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi