Reforma në drejtësi, Halimi: Nishani
tha të vërtetën për ekspertët vendas

Reforma në drejtësi, Halimi: Nishani<br />tha të vërtetën për ekspertët vendas
TIRANË - Pas deklaratës së Kreut të komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj ka reaguar edhe deputeti i PD, Eduard Halimi i cili i ka dalë në mbrojtje asaj çfarë shprehu pak ditë më parë Presidenti Nishani.
 
Ndërsa Xhafaj u shpreh se Nishani përdori gjuhë të gabuar, Halimi u theksoi se  Presidenti tha të vërtetën për ekspertët vendas.
 
Deklarata e plotë e Eduard Halimit
Reforma ne drejtesi eshte jetike per vendin dhe te ardhmen europiane. Vetem nje proces transparent, gjithperfshires, bazuar ne eksprtizen nderkombetare dhe I sinqerte mund te prodhoje nje reforme cilesore. Nje reforme me nje strategji teresore, jo te fragmetuar,te plote dhe vizionare, jo per 3 muaj por afatgjate sic kerkohet nga BE. Vetem keshtu mund te arrihet qellimi per te larguar gjyqtaret e prokuroret e paafte,te korruptuar, te perulur para pushtetit e te kapur politikisht. Vetem keshtu mund garantojme nje sistem drejtesie te fuqishem dhe plotesisht te pavarur ne interes te qytetareve. Qe te mbroje qytetaret qe nuk kane te paguajne dhe mos liroje baronet e droges qe levizin me makinat e deputeteve miq te kryeministrit, te mbroje fjalen e lire dhe te denoje agresoret edhe kur jane deputete miq te kryeministrit.
 
Dhe per ta bere kete ne procesin e reformes para se gjithash e mbi te gjitha qytetaret dhe aktoret e drejtesise presin sinqeritet dhe jo hipokrizi.
Sinqeriteti e ndihmon procesin dhe askush nuk duhet te ndihet I intimiduar tij. Ne duhet te jemi te vertete me shqiptaret dhe me partneret nderkombetare.
Presidenti I Republikes tha te verteten per ekspertet vendas, pasi te gjithe e dine se ata kane qene funksionare politike te kohes se komunizmit dhe qeverive socialiste, militante ekstremiste te historise se Partise se Punes dhe komunizmit, ish gjyqtare te komunizmit me denime te tmershme ndaj qytetareve apo gjyqtare te kapur e militante sa here PS vjen ne pushtet.
Ti thuash qytetareve dhe partnereve nderkombetare se keta jane specialiste te pavarur nuk e ndihmon procesin. Ndihmon partine, por jo reformen, shperblen shoket e miqte e partise dhe kryetarit por jo drejtesine.
Te sulmosh Presidentin kur ai thote te verteten ndihmon kryetarin e partise ne luften ndaj Presidentiti por jo procesin e reformes ne drejtesi.
Eshte me e drejte te mos jemi hipokrite e te themi te vertetat. Ata jane eksperte te propozuar nga PS qe te shprehin mendimin e PS. Te gjithe e dine kete.
 
Ashtu sic e dine dhe jane shpreseplote se vetem ekspertiza nderkombetare, ndihma e jashtezakonshme e ambasadorit USA, BE, OSCE vigjilenca e tyre do te garantoje procesin dhe qellimin e pritshem te saj.
 
Ndaj jemi ne kete proces te reformes, me te vendosur se kurre, jo per ti bere makiazh drejtesise se kapur nga mazhoranca, as per te qene fasade e nje strategjie kapje te metejshme te sistemit nga mazhoranca, por me qellimin qe bashke me garancine dhe qendrimin sycelet te nderkombetareve, reforma te behet teresore dhe te udhehiqet nga standartet dhe ekspertiza nderkombetare dhe kapja politike e sistemit te drejtesise te ndalet.
Per kete PD eshte me e vendosur se kurre bashke me garancine e partnereve nderkombetare.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën