Reforma në drejtësi, ja lapsusi në
 letrën e Komisionit të Venecias

Reforma në drejtësi, ja lapsusi në<br /> letrën e Komisionit të Venecias
Në letrën që kreu i Komisionit të Venecias Gianni Buquiçhio, i ka dërguar Presidentit Bujar Nishani, mbi reformën në drejtësi, bie në sy një lapsus. Teksa Buquiçhio flet mbi analizën që Komisioni i Venecias po u bën projekt-ndryshimeve të propozuara nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, pa pjesëmarrjen e opozitës, padashur ka bërë pjesë të kësaj të fundit, edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Në fakt u deshën disa kohë për t’i dhënë formë reformës dhe për të formuluar propozimet kryesore. Ashtu siç e dini edhe ju, projekt-ndryshimet që kemi marrë për t’i analizuar u përpiluan nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar. Nëse e kemi kuptuar drejt, ato projekt-ndryshime janë formuluar pa pjesëmarrjen e anëtarëve të opozitës në Komision. Sidoqoftë, opozita parlamentare (përkatësisht Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim) i formuluan kundërshtimet dhe komentet e tyre lidhur me projektin, dhe ne i kemi marrë duke i botuar në uebsajtin tonë si material shtesë që duhet marrë në konsideratë për këtë opinion,” thuhet në letrën e Buquiçhio-s.

komisioni i venecias

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës