Reforma në drejtësi, Naço - 
Manjani takim "kokë më kokë"

Reforma në drejtësi, Naço - <br />Manjani takim "kokë më kokë"
TIRANË - Nasip Naço dhe Ylli Manjani janë takuar këtë mëngjes në një nga bar-kafetë e kryeqytetit. Ky takim është zbuluar nga Shqiptarja.com. Më poshtë ju sjellim dhe fotot.
 
naco manjani me logo

naco manjani me logo

Pak ditë më parë Naço hoqi dorë nga drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë. Përmes një letre dërguar kryeministrit Rama ai argumentonte vendimin e tij me faktin se duhej një nivel i ri bashkëpunimi dhe bashkëveprimi me të gjithë aktorët për të realizuar reformën në drejtësi. Menjëherë pas dorëheqjes dy aleatët në qeverisje Rama-Meta emëruan në këtë post nënkryetarin e LSI-së Ylli Manjani. Ky i fundit u votua në mbrëmje në fund të seancës maratonë të parlamentit për të qenë ministri i ri i Drejtësisë, por mori votat kundër të opozitës.

Ndërsa pritet dekreti i Nishanit për t'i hapur më tej rrugë betimit në Parlament të Manjanit si ministër, duket se paraardhësi i tij ka zgjedhur t'i lë "porositë" e fundit për ecurinë e proceseve të ndryshme në Ministinë e Drejtësisë që ai udhëhoqi prej vitit 2013. Reforma në drejtësi është ndër prioritet e qeverisë si kyçe për integrimin e vendit tonë në BE dhe besohet se tema e diskutimit të tyre të jetë fokusuar në këtë çështje. Pak ditë para se të emërohej ministër, Manjani u caktua koordinator i LSI-së për reformën në drejtësi, kjo edhe për shkak të përvojës së tij juridike. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal