Reforma në drejtësi, Meta-Muller: 
Me rëndësi për sfidat ekonomike

Reforma në drejtësi, Meta-Muller: <br />Me rëndësi për sfidat ekonomike
Kryetari i Kuvendit, Meta priti sot Presidentin e Bankës Botërore për Evropës dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller.

Duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për histori suksesi dhe për një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik, Meta vlerësoi mbështetjen e Bankës Botërore në të gjitha aspektet zhvillimore social-ekonomike të vendit, ndërsa u shpreh gatishmëria për të mirëpritur asistencën teknike të Bankës në drejtim të përforcimit administrativ dhe rritjes së kapaciteteve zbatuese në vend.

Presidenti i BB për Evropën dhe Azinë Qendrore, Muller vlerësoi progresin e Shqipërisë gjatë viteve të fundit dhe vuri në dukje se avancimi me axhendën e reformave madhore, veçanërisht asaj të sistemit të drejtësisë, është i rëndësishëm për përballjen me sfidat ekonomike, të cilat prekin jo vetëm rajonin, por të gjithë hapësirën evropiane.

Kryetari i Kuvendit, pasi vlerësoi kontributin e shkëlqyer të Komisionit të Venecias dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë si Euralius dhe Opdat, shprehu vendosmërinë për përmbylljen e fazës përfundimtare të miratimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese për avancimin e reformës së sistemit të drejtësisë, si kyçe edhe për rritjen e besueshmërisë së klimës së biznesit për investitorët e huaj.

Në përfundim, Meta dhe Muller diskutuan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe ndanë bindjen se zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik kërkon një përqasje rajonale dhe në këtë drejtim u vlerësua roli konstruktiv i Shqipërisë dhe përkushtimi i Kuvendit të Shqipërisë në të gjitha platformat rajonale.

Zv/Presidenti Muller shoqërohej në këtë takim nga Ellen Goldstein, Drejtoreshë Rajonale për Vendet e Evropës Juglindore dhe Tahseen Sayed, Përfaqësuese e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?

×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'