Reforma në drejtësi, ndryshimet
në Kushtetutë brenda vitit 2015

Reforma në drejtësi, ndryshimet<br />në Kushtetutë brenda vitit 2015
TIRANE- Ndryshimet më të rëndësishme kushtetuese dhe ligjore, në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë, pritet të miratohen gjatë vjeshtës së këtij viti. Ndërhyrjet në Kushtetutë për kompetencat e Presidentit në sistemin e drejtësisë, për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Prokurorinë, Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, ligji për Referendumet, ai për organizimin e pushtetit gjyqësor, si dhe ligji organik për Institucionin e Presidentit, janë parashikuar, sipas Planit të Veprimit të komisionit të reformës, të miratohen brenda këtij viti kalendarik.

Këto pritet të jenë dhe çështjet më të nxehta të debatit politik për reformën, për nga vetë rëndësia e shtyllave kryesore të drejtësisë, për të bërë një reformë që ka si synim luftën ndaj korrupsionit, profesionalizimin e sistemit dhe shmangur ndërhyrjet e politikës. Reforma e parë që do të bëhet është ajo që prek institucionin e Presidentit, të cilit do t’i hiqen disa kompetenca.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet