Reforma në Drejtësi, Rama mbledh
në Durrës deputetet gra të PS-së

Reforma në Drejtësi, Rama mbledh<br />në Durrës deputetet gra të PS-së
Kryeministri i vendit ka mbledhur këtë mbrëmje në Durrës të gjitha deputetet gra të Partisë Socialiste.
 
Burime brenda takimit bëjnë me dije se në këtë takim është diskutuar për çështjen e reformës në Drejtësi.
 
Ky takim i Ramës me deputetet gra vjen menjëherë pas takimit që ai ka pasur sot me krerët e Partisë Socialiste në rrethe, ndërkohë që një ditë më parë ka takuar disa ministra të kabinetit qeveritar.
 
Ky takim vjen një ditë përpara miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, ku faktori ndërkombëtar ka kërkuar që të miratohet patjetër, pasi fati i integrimit të vendit varet pikërisht tek kjo reformë.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar