Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi kreu sot homazhe në varrezat e dëshmorëve në Fier.

Në një deklaratë për mediat, ai foli edhe për reformën në drejtësi.

“Reforma ne drejtësi duhet të miratohet patjetër brenda këtij muaji”, tha Ruçi.

“Besoj në vullnetin e opozitës për ta përmbushur këtë kusht të ndërkombëtarëve. Ne jemi gati ta votojmë që sot në parlament”, shtoi ai.  

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)