Reforma në drejtësi, sfidë e vështirë
  e këtij sesioni të ri parlamenta

Reforma në drejtësi, sfidë e vështirë<br />  e këtij sesioni të ri parlamenta
Puna e Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2015 pritet të nisë me reformën në drejtësi, e konsideruar një prioritet parësor i ekzekutivit dhe një nga kërkesat e BE-së për Shqipërinë.

Komisioni i posaçëm parlamentar i konstituar në fund të dhjetorit, të cilit pritet t’i bashkohet dhe opozita, konsiderohet si hapi i parë në përmbushjen e pritshmërive të larta për reformimin e sistemit të drejtësisë në vend.

Kryeparlamentari Ilir Meta, në intervistën e dhënë së fundi për “Zërin e Amerikës” është shprehur se 2015-a do të jetë një vit përcaktues për të konfiguruar dhe realizuar reformën në drejtësi, si reforma e reformave, e cila ka të bëjë jo vetëm me forcimin dhe sundimin e ligjit, por dhe me kontributin për të zgjidhur shumë probleme, që nga problemi i pronave e deri tek problemet e tjera të ekonomisë.

Analiza e gjendjes aktuale ku ndodhet sistemi i drejtësisë, përmes kontributit të Ministrisë së Drejtësisë dhe ekspertëve të komisionit të posaçëm, do të jetë hapi i parë i rëndësishëm i këtij procesi reformues.

Pas kësaj analize, Kuvendi, me kontributin dhe konsensusin e të gjitha partive politike, pritet të miratojë një Dokument Strategjik për këtë reformë, lidhur me objektivat afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë që duhen realizuar në këtë drejtim.

Veprimtaria e komisionit do të mbështetet nga ekspertë vendas e të huaj, nga grupet e interesit, profesionistë të fushës, si dhe opinioni publik në përgjithësi. Në tryezat e organizuara nga Presidenti i Republikës, nga Ministria e Drejtësisë apo institucione ndërkombëtare, gjatë muajve të fundit të 2014-s, qeveria e bëri të qartë se reforma do të prekë të gjitha institucionet e drejtësisë, duke parë dhe mundësinë e ndërhyrjeve në Kushtetutë.

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)