Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i është përgjigjur në kohë rekord kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, për të përfshirë Reformën në Drejtësi në procedurë parlamentare. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka jetësuar dje vullnetin e Partisë Socialiste, LSI dhe PDIU për finalizimin e Reformës në Drejtësi, duke ia kaluar draftin Konferencës së Kryetarëve. Kjo e fundit pritet të caktojë një datë për votimin e projektit kushtetuese në seancë plenare.
/Shqiptarja.com








