Reforma në drejtësi, tjetër mesazh
nga Brukseli: Drafti duhet të votohet

Reforma në drejtësi, tjetër mesazh<br />nga Brukseli: Drafti duhet të votohet
Shefja e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini, ka përcjellë një tjetër mesazh për reformën në drejtësi. Zëdhënësja e saj, Maja Koçijançiç tha sot se BE nuk heq dorë, ndërsa apeloi që palët politike të votojnë draftin të cilin e vlerësoi sipas standardeve europiane.
 
"Kjo reformë duhet të miratohet” – tha ajo duke theksuar se "drafti është në përputhje me standardet ndërkombëtare".
 
Koçijançiç i bëri thirrje shqiptarëve që të nisin bisedimet. Demokratët e opozitës po i rezistojnë miratimit në masë. Votat e tyre janë të nevojshme, në parlamentin shqiptar që përbëhet nga 14 vende, për të arritur një shumicë prej 2/3. Kjo, pasi projekt­ligji kërkon edhe ndryshime kushtetuese..
 
Bashkimi Evropian e quan dështimin e politikanëve shqiptarë sa i përket reformës në drejtësi si një mundësi të humbur që do të dëmtojë hapat e mëpasëm të vendit për t’u integruar.
 
Udhëheqësit kryesorë politikë të Shqipërisë nuk ranë dakord të hënën për t’u pajtuar me reformën kyçe në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, veçanërisht në atë gjyqësor.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi