Reforma në Drejtësi,Vasili: Brenda
këtij muaji të arrihet dakortësia 

Reforma në Drejtësi,Vasili: Brenda<br />këtij muaji të arrihet dakortësia 
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e shikon datën 30 mars si kohën më volitshme për arritjen e dakortësie mes maxhorancën dhe opozitës për Reformën në Drejtësi. 

"Reforma është mirë të dakordësohet deri në 30 mars kur vjen edhe komisioneri Han. Do të ndikonte te rekomandimi", deklaroi Vasili.

Vasili shtoi se palët nuk duhet të humbin kohë. "Ta përdorim intensivisht këtë kohë me negociata", tha ai.

Vasili vlerësoi se Komisioni i Venecias u impenjuara si asnjë rast tjetër për të dhënë përgjigje të shpejta, që janë shteruese. 

Sipas deputetit të LSI-së, tanimë ka një minimum çeshtjesh të paqarta dhe se maxhoranca dhe opozia do të përafrojnë qëndrimet.

Redaksia Online
(U.S shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'