Reforma në drejtësi, Vasili: S'kemi
kohë për të humbur, dialog politik

Reforma në drejtësi, Vasili: S'kemi<br />kohë për të humbur, dialog politik
TIRANË- Edhe LSI këmbëngul për miratimin me konsensus të reformës në drejtësi. Kryetari i grupit parlamentar të kësaj force politike Petrit Vasili, i bëri thirje palëve të ulen dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët në komsionin e posaçëm të reformës në drejtësi.

Vasili tha se pas opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias mbi draftin e Reformës në Drejtësi, nuk duhet humbur asnjë minutë kot, por duhet të fillojë puna për arritjen e një drafti konsensual.
 
“Është një moment i rëndësisëm pasi kemi të qartë opinionin e një institucioni me prestigj por dhe të një institucioni gjerësisht të pranuar nga politika si gjykuesi më i mirë i punës së bërë. Me ardhjen e këtyre opinioneve procesi hyn në një fazë të re dhe shumë intevsive pasi tani pa asnjë hezitim pa humbur asnjë minutë kohë do duhet që të filloj punën komisonin i posacëm dhe në tryezën e këtij komisioni i cili ka përfaqësim nga të gjitha forcat politike, të diskutohet dhe të arrihet në pregatitjen një drafti konsensual i cili do të na çonte në parlament me produkt të konsoliduar i cili ka dhe një rrugë udhëheqëse, pasi ka opinionin e detajuar të Venecias, i cili si asnjëherë më  parë është imponuar për ta asistuar reformën tonë,” tha Vasili.
 
Sipas tij, reforma në drejtësi është ajo që duna shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit
Sot jemi në këtë komunikim së bashku për një zhvillim kyç do të thosha, në procesin e Reformës në Drejtësi dhe pikërisht që lidhet me ardhjen e opinionit, thuajse përfundimtar të Komisionit të Venecias, lidhur me draftin e dërguar atje, sikurse edhe të gjithë mendimeve të tjera dhe propozimeve alternative, që u konsultuan në Komisionin e Venecias.

Është besoj një moment shumë i rëndësishëm, pasi tanimë kemi të qartë opinionin e një institucioni me një prestigj të padiskutueshëm, siç është Komisioni i Venecias, por edhe të një institucioni i cili është gjerësisht i pranuar nga e gjithë politika shqiptare, si gjykuesi më i mirë i punës së bërë dhe i shqetësimeve që kanë dalë lidhur me Reformën në Drejtësi.

Sigurisht, me ardhjen e këtyre opinioneve procesi hyn në një fazë të re, shumë të rëndësishme, por njëkohësisht edhe shumë intensive, pasi tani pa asnjë hezitim, pse jo pa humbur asnjë minutë kohë, do të duhet që të fillojë intensivisht nga puna Komisioni i Posaçëm i ngritur për Reformën në Drejtësi.
Dhe në tryezën e këtij komisioni, që ka një përfaqësim nga të gjitha forcat politike kryesore parlamentare, të diskutohet gjerësisht dhe të arrihet në përgatitjen e një drafti konsensual, që do të na çonte në sallën e Parlamentit me një produkt të konsoliduar, të gjithëpranuar, i cili tanimë ka edhe një rrugë udhëheqëse ku ai ecën në përgatitjen e tij, pasi ka gjithë opinionin e gjerë dhe të detajuar të Komisionit të Venecias, që si asnjëherë më parë, është impenjuar shumë seriozisht dhe në thellësi për ta asistuar reformën tonë në mënyrë të veçantë në planin kushtetues.

Ndaj duke pasur parasysh, që të gjitha forcat politike kanë shprehur një vullnet të qartë për të bërë reformën në drejtësi, kemi pasur dhe kemi edhe produktin në dorë të një udhëheqësi profesionalisht të nivelit më të lartë, siç ka qenë Komisioni i Venecias.

Dhe së treti, që është dhe më kryesorja, kemi të gjithë detyrimin ndaj shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, që e kërkojnë këtë reformë në drejtësi. Pra, nuk kemi më kohë për të humbur dhe për të ulur në tavolinë dhe për të ndërtuar atë dialog politik, që i lexon të gjitha rekomandimet dhe sugjerimet e Komisionit të Venecias në mënyrë të paanshme, në të mirë të një reforme në drejtësi solide, që shkon përtej interesave të vogla dhe të ngushta politike, por që ndërton më së fundmi, atë reformë në drejtësi dhe atë sistem drejtësie, që shqiptarët duan, të ndryshëm nga ai sistem drejtësie me të cilin duam të ndahemi.

Ndaj çdo minutë kohe duhet përdorur për të arritur sa më parë një draft konsensual, që i hap rrugën pas miratimit të tij dhe punës së madhe dhe të gjerë, të gjithë akteve dhe ligjeve të tjera që do të pasojnë, të cilat janë edhe ato në vetvete një proces i gjerë dhe i komplikuar, por që i jep jetë në tërësi reformës në drejtësi.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot