Reforma në Drejtësi, Vlahutin:
Faleminderit! T’i kthehemi punës

Reforma në Drejtësi, Vlahutin:<br />Faleminderit! T’i kthehemi punës
Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë Romana Vlahutin në një mesazh të shpërndarë një ditë pas miratimit të Reformës në Drejtësi, ka thënë sot se, falenderon të gjithë ata që bashkëpunuan për këtë proces dhe i fton të gjithë që ti kthehen punës për zbatimin e saj.
 
Sipas saj, rruga e hartimit dhe miratimit të kësaj reforme, që konsiderohet si më e rëndësishmja për Shqipërinë, ishte e gjatë dhe e vështirë, por që në fund u kurorëzua me sukses.
 
Ajo thotë se, ky është suksesi i parë mes shumë sukseseve të tjerra që Shqipëria duhet të arrijë në bashkëpunim me partnerët për mirëqënien e popullit shqiptar.
 
Ja mesazhi i plotë i Romana Vlahutin
 Një falënderim të madh nga thellësia e zemrës,
Stafit të Delegacionit dhe misionit Euralius, kolegëve në Bruksel, deputetëve të Parlamentit Europian, anëtarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar per Reformen ne Drejtesi dhe Kryetarit të tij Z. Xhafaj, gjithë njerëzve me vullnet të mirë nga forca të ndryshme politike, anëtarëve të shoqërisë civile, si dhe kolegëve të mi amerikanë, sidomos Ambasadorit Lu, për punën e madhe dhe partneritetin besnik në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë që na çoi në miratimin e suksesshëm të reformës në drejtësi.
Por ky është vetëm suksesi i parë mes shumë suksesesh të tjera që duhen të arrijmë së bashku për dobinë dhe mirëqenien e popullit shqiptar.
Le t’i kthehemi punës!”
 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?