Reforma në Kuvend, Berisha: Akt
banditeskt, u falsifikua kalendari

Reforma në Kuvend, Berisha: Akt<br />banditeskt, u falsifikua kalendari
Ish- kryeministri Berisha ka reaguar për futjen e draftit të Reformës në Drejtësi në kalendarin 3-javor të Kuvendit duke e cilësuar si një akti banditeskt përmes falsifikimit.
 
“Parlamenti i vrasësve, trafikantëve, hajnave, përdhunuesve, më së fundi falsifikon kalendarin e tij!
 
Të dashur miq, në një akt banditesk të pashembullt në historinë 25 vjeçare të parlamentit pluralist shqiptar por ndofta dhe në historinë parlamentare botërore, parlamenti i vrasësve, përdhunuesve, trafikantëve, kusarëve të shtetit falsifikoi dje me urdhër të Edvin Kristaq Ramës kalendarin e punimeve te tij” akuzon ai.
 
Berisha akuzon Valentina Leskajn se futi në kalendarin 3-javor Reformën me urdhër të Ramës pa diskutuar në byronë e parlamentit. "Kështu, "madam Lokomotiva" futi në kalendar, me urdhër të neo-bllokmenit Edi Rama, pa diskutuar në byronë e parlamentit, ligjin për ndryshimet kushtetuese sikur gjoja kjo ishte miratuar me konsensus. Ndërkohë që në materialin e shpërndarë byrosë para mbledhjes nuk thuhej asnjë fjalë për këtë ligj”.
 
Berisha shprehet se për këtë akt Rama duhet që të marrë përgjigjen e merituar, pasi “ky është një krim i shëmtuar që tregon se çfarë janë në gjendje të bëjnë me parlamentin vrasësit, kusarët e shtetit, trafikantët dhe përdhunuesit dhe pengmarrësit në parlament”deklaroi deputeti i PD.



Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij