Reforma në polici
ngrihen grupet e punës

Reforma në polici<br />ngrihen grupet e punës
TIRANE- Problemet e shumta me të cilat përballet policia e shtetit, kanë detyruar drejtuesit e saj, që në bashkëpunim me sindikatat dhe specialistët përkatës, të analizojnë ndryshimet e mundshme. Një tjetër reformë, pritet të prekë policinë e shtetit. Këtë radhë nuk bëhet fjalë për largim nga detyra të punonjësve të policisë të rolit bazë, por për shtimin e tyre. Është menduar që të bëhet një lëvizje, e cila do të shtonte forcat e policisë dhe do të pakësonte të punësuarit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Por për të arritur deri këtu, kryetari i sindikatës së policisë, Sadetin Fishta shprehet se duhet shumë punë, madje kërkohet ndryshimi i ligjit për policinë e shtetit. Pikërisht në këtë pikë po punohet, thotë Fishta. Ai shprehet se janë ngritur grupet e punës, të cilat do të studiojnë të gjithë mundësisë si dhe legjislacionin përkatës. Pasi të jetë përfunduar faza e parë e punës, do të vijohet më tej, me propozimin për ndryshimin e ligjit. Fishta u shpreh se është menduar që numri i punonjsve të policisë të rolit bazë, të shtohet deri në 1000. Por ky numër do të pakësohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Është propozuar që për një numër të punësuarish në drejtori të ketë ulje në gradë, por jo të pagës. Në këtë mënyrë do të mund të shtohet numri i policisë në bazë, me qëllim përmirësimin e strukturave në terren. Një tjetër propozim i bërë nga sindikata e policisë, është edhe ulja e numrit të qarqeve. Nga 12 qarqe që janë aktualisht është menduar që të arrihet në 5. Ndërsa nga 7 drejtori rajonale të kufirit duhet të bëhen 3 drejtori rajonale. Por të gjitha këto janë projekte të cilat po studiohen. Vetëm pasi të ketë mbaruar puna me grupet e ngritura, do të mund të diskutohen dhe të bëhen realitet.
RIKTHIMI NE PUNE
Policia e shtetit përballet edhe me një tjetër fenomen, i cili lidhet me rikthimet në punë. Aktualisht në zyrat e sindikatës së policisë, kanë mbërritur tre vendime gjyqësore, të fituara nga punonjësit e pushuar nga detyra. Sipas kryetarit të sindikatës, Sadetin Fishta, këto vendime janë të detyrushme të zbatohen nga strukturat e policisë së shtetit. "Janë duke u bërë të gjitha përpjekjet për të rikthyer në punë këta punonjës, të cilët janë pushuar padrejtësisht nga detyra. Të pushuarit në këtë rast nuk janë punonjës të rolit bazë, por ata me gradë ne policinë e shtetit"- tha Fishta. Sa për lëvizjet e strukturave të rolit bazë, Fishta u shpreh se ato janë të shpeshta.
TE LIRUARIT
Aktualisht policia e shtetit po përballet me pakënaqësitë e shumta të strukturave të ndryshme, të liruara nga detyra. Që nga viti 2009 deri në fund të vitit 2011 nga policia janë liruar 2900 punonjës. Sipas sadetin Fishtës, ky numër i lartë të larguarish nga policia e shtetit, kanë dalë në pension të parakohshëm. Fishta shprehet se problemi dhe konflikti me strukturat e larta të policisë qëndron pikërisht këtu. Të liruarit nga detyra dhe nxjerrë në pension të parakohshëm, aktualisht paguhen me një pagë fare minimale. Fishta shprehet se, ky konflikt është duke u diskutuar, pavarësisht se deri tani nuk ka një finale. Ndërkohë sot pritet të diskutohet në drejtorinë e policisë së shtetit, buxheti i dhënë nga qeveria për vitin 2012. Pjesmarrës në diskutim do të jenë edhe përfaqqësues nga sindikata e policisë, të cilat janë të interesuar për shpërndarjen e parave.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset