Një administratë publike e vogël, që kushton pak dhe krejtësisht funksionale ka qenë fokusi kryesor i takimit të zv. kryeministrit Erion Braçe me grupin e Posaçëm për Reformën në Administratën Publike. Në fjalën e tij, zv. kryeministri tha se të korruptuarit, të paaftët dhe emërimet partiake nuk do të tolerohen më në administratë. Merita, edukimi, profesionalizmi e përvoja dhe konkurrenca përmes tyre, do të jenë pikat kyçe që do ndikojnë në procesin e rektrurimit të një punonjësi të ri.
"Pastërtia e figurës së nëpunësit të administratës publike, posaçërisht në raport me ligjin dhe veprimet në përputhje me ligjin të cilitdo dhe kudo. Vlerësimin e punës përmes objektivave konkrete e të matshëm çdo muaj, në përputhje me kontratën e performancës së gjithsecilit dhe natyrisht dhe objektivat politike të çdo zyre të shtetit. Qëndrueshmërinë përmes mbrojtjes ligjore nga ndikimet e kohëpaskohshme politike apo dhe më keq, partiake. Ndershmërinë profesionale e të shërbimit, përkundrejt qytetarëve, garantuar nga transparenca dhe posaçërisht nga kundërveprimi ligjor ndaj çdo akti të korrupsionit, praktikave të ryshfetit, klientelizmit dhe në fund fare edhe përfitimeve në mënyrë të paligjshme", tha Braçe teksa po tregonte kriteret për punësimin në administratë.
Ai u ka bërë një thirrje të gjithë punonjësve aktual të regjistruar në shtet, të bëjnë një analizë të punës së tyre dhe në rast se nuk do të ecin me ritmin që duhet, nuk do të tolerohen.
Gjithashtu, të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësuesi i lartë i Komisionit Europian, Georg Ziegler, Zëvendës drejtor i njësisë për Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, pranë Komisionit Europian, ambasadori Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Soreca dhe ministra të kabinetit qeveritar që mbulojnë fushat raportuese dhe përfaqësues të institucioneve dhe agjencive të përfshira në këtë proces, përfaqësues të shoqërisë civile.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7499
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Parlamenti/ Tensione të tjera në sallë, Dogjani kërkon fjalën para Idrizit dhe bllokon foltoren, ndërhyn dhe Garda! Pritet votimi i buxhetit (VIDEO)
19 Nëntor, 20:03
-
Komisioni Ekonomisë ‘pro’ pr/buxhetit 2025! PD voton kundër! Tabaku: Nuk parashikohen fondet për pensionet! Braçe: Të rritet buxheti për sigurinë kibernetike
15 Nëntor, 11:36
-
Skema e TVSH-së në bujqësi shkakton debate në Komisionin Ekonomisë/ Braçe-Denaj: Ka 6 vjet që bëni studime! Ministrja: Gati ta rishikojmë tatimin
13 Nëntor, 16:33
-
‘Harrohet’ sigurimi i detyrueshëm i banesës! Cila është skema e re që propozojnë socialistët? Primi i sigurimit të zbritet nga të ardhurat vjetore të qytetarëve
9 Nëntor, 20:44
-
Dezinformimi/ ‘Mos hapni çdo mesazh që vjen, edhe deputetët 'viktima'! Kreu i AKEP: U mbyllën 155 domaine ruse, 8 të grupeve të hakerimit! Qëllim, shkatërrimi i të dhënave
16 Tetor, 13:16
-
'Nuk dogjëm selinë e PS, thjesht hodhëm molotov', Braçe i përgjigjet deputetes së PD: E thotë sikur ka hedhur oriz në dasmë! Kuptoni gjë ju?
16 Tetor, 10:33
-
Miratohet projektrezoluta, KLSH do të bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit
15 Tetor, 16:15
-
Dështon sërish Hetimori i Shëndetësisë, Vokshi kërkesë Spiropalit për zëvendësimin e Ndrecës dhe ndëshkimin e 3 deputetëve: Do bëjmë dhe kallëzim penal
11 Tetor, 10:18
-
‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur
9 Tetor, 12:10
-
Mazhoranca ‘sherr’ për transparencën e KLSH-së, Braçe: 10 muaj një kontroll! Duhet afat për auditimet! Gjini: Cënohet pavarësia
8 Tetor, 20:28
-
Braçe ironizon protestën e opozitës: Thonë sot është për jetë a vdekje! S’kemi ndërmend t’i vrasim, këta protestuesit i kanë vrarë çdo herë
7 Tetor, 17:16
-
Audioregjistrimi i urdhrit për të qëlluar drejt protestuesve më 21 janar, Braçe: Barbarë, të njëjtët që vijnë me benzinë për të vrarë
4 Tetor, 14:10