Reforma në arsim, PD: Maturantët
në kaos, nuk i orientuan për kriteret 

Reforma në arsim, PD: Maturantët<br />në kaos, nuk i orientuan për kriteret 
Partia Demokratike e cilëson të dështuar reformën në arsim të qeverisë. Në një deklaratë për mediat, sekretarja e marrëdhënieve me publikun Grida Duma akuzoi kryeministrin Rama dhe ministren e Arsimit Lindita Nikollin se favorizojnë klientelën e universiteteve private dhe se kanë zhytur në kaos maturantët. Duma tha se maturantët nuk janë orientuar për kriteret dhe llogaritjen e pikëve.
 

Deklarata e plotë e Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma:

Siç parashikuam për reformën e famshme në arsim, ashtu edhe doli.

Edi Rama ia doli të prodhojë një skandal dhe dëm të pariparueshëm për të ardhmen e maturantëve që do të duhet të hynin në universitete.
Maturantët nuk kanë një përgjigje sot, pse nuk rezultojnë fitues, edhe pse shumë prej tyre kanë rezultate të larta e shumë të larta.

Nuk e dinë si është llogaritur mesatarja e tyre dhe se cila është diferenca midis mesatares të nxjerrë nga shkolla dhe asaj që del nga kriteret e aplikimit.
Maturantët nuk u orientuan për gruplëndët preferenciale, të degëve që donin të vazhdonin, para plotësimit të formularit.

Nuk u informuan për lëndët me zgjedhje dhe rëndësinë e secilës, në llogaritjen e mesatares sipas profileve.
Nuk morën asnjë informacion për degët që donin të ndiqnin.

Nuk e dinë se në sa faza regjistrimi, do kalojë vuajtja e tyre për të vazhduar arsimin e lartë.
Nuk marrin askund përgjigje për padrejtësinë që po i bëjnë.
Qeveria i lau duart, duke ja hedhur përgjegjësinë Universiteteve, por gishti i maturantëve është drejtuar sot tek Edi Rama dhe Lindita Nikolla.
Sepse ata i tradhtuan duke i ndryshuar rregullat në prag të përfundimit të maturës.

Ishte Rama me Nikollën që vranë meritat e çdo maturanti, mbollën kaos, zhdukën transparencën dhe i futën Universitetet në rrugë pa krye, duke favorizuar klientelën e tyre të universiteteve private.

Sot fshihen pas deklaratave boshe, por në të vërtetë kjo dyshe ka mashtruar, shpërfillur e përçmuar të rinjtë.
Eliminimi i maturës shtetërore si provim hyrës, mungesa e akteve nënligjore për shkak të paaftësisë totale të MAS, e kanë degraduar sistemin e pranimit në një katrahurë të vërtetë.
Mungon merita.
Nuk ka asnjë rregull apo normë.

Maturantët nuk e dinë ende, pse ministria i voli atyre miliarda lekë me AKP-në e jashtëligjshme, dhe pasi i sorollati dyerve të shkollave, i ka lënë sot rrugëve para xhamave të Universiteteve.

Familjet e maturantëve nuk e dinë, se si do t'i përballojnë tarifat e studimit e lloj-llojet e tarifave që shtohen çdo ditë në kurriz të tyre.
Kjo braktisje e tallje me maturantët duhet të marrë fund.

Kjo tallje me të ardhmen e vendit nuk mund të vazhdojë më.

Të rinjtë duhet të bashkohen e të ngrohen për ti dhënë fund këtij sistemi të korruptuar e kriminal në arsim.

Maturantët, studentët do të jenë më mirë pa Edi Ramën.

Redaksia Online 
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion