Reforma në drejtësi, aleatët në
krah të Bashës: Opozita e unifikua

Reforma në drejtësi, aleatët në<br />krah të Bashës: Opozita e unifikua
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi sot aleatët Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehin për të unifikuar qëndrimin e opozitës lidhur me votimin në Kuvend të draftit të reformës në drejtësi.
 
Mësohet se PD, PR e LZHK kanë rënë dakord për të votuar kundër projektit kushtetues të reformës.
 
Kreu republikan, Fatmir Mediu ka deklaruar gjithashtu se qëndrimi i opozitës në Kuvend nuk ka kuptim nëse bëhet Pazar i gjësë së gjallë.
 
Ajo që kemi kërkuar është një drejtësi e pa kapur politikisht dhe zbatimi i asaj që kemi arritur me faktorin ndërkombëtarë. Qëndrimi në parlament nuk ka kuptim nëse bëhet pazar i gjësë së gjallë”, u shpreh Mediu.
 
Sa i takon kushteve të opozitës për vendet e rezervuara në KLGJ e KLP, Mediu theksoi se faktori ndërkombëtar duhet të diskutojë me PS. “Ne kemi pranuar propozimin e faktorit ndërkombëtar. Tashmë faktori ndërkombëtar duhet të diskutojë me PS këtë çështje për të arritur dakordësinë”, tha kreu i PR.
 
Edhe kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi u shpreh se vota e tij do të jetë njësoj si ajo e PD, për projektin e reformës. “Vota jonë është e unifikuar me Partinë Demokratike sa i takon reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi, ka hapësirë të mjaftueshme për të negociuar. Ne mund të kemi mendime të ndryshme sa i takon reformës, por vota do jetë e bashkuar. Opozita do të votojë në bllok dhe e unifikuar. Është rast për të treguar jemi apo s’jemi opozitë”, tha Shehi. 

Aleati Agron Duka, kryetar i PAA, nuk ishte në takim pasi ndodhet për një vizitë pune në Paris.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi