Reforma në drejtësi, ambasadori i
Zvicrës: Ku ka dialog, ka zgjidhje

Reforma në drejtësi, ambasadori i<br />Zvicrës: Ku ka dialog, ka zgjidhje
“Reforma në drejtësi është më e rëndësishmja për momentin në Shqipëri”.Kjo ka qënë deklarata e ambasadorit të Zvicrës në vendin tonë Christoph Graf  i cili ka vlerësuar dialogun mes palëve për kryerjen e kësaj reforme.

Deklarata për mediat nga diplomati zvicerian është bërë gjatë një vizite në Shkodër i cili theksoi se aty ku ka debat ka edhe zhvillim dhe gjetje kompromisi.

Sa i përket reformes ne drejtësi, ajo është kryefjalë e zhvillimeve në vendin tuaj. Vërej se ka një dialog mes palëve dhe kur dialogu egziston edhe zgjidhja do të gjëndet. Per kete çështje po flasin ekspertët vendas dhe ato ndërkombëtar, por i takon qeverisë shqiptare të tregojë veten në këtë proçes. Kudo është e natyrshme që ka mendime të kundërta, por me rëndësi është se ku ka dialog ka zhvillim, prandaj edhe gjetja e një zgjidhje do të pranojë mendimet ndryshe.” ka thënë Graf.

Mosmiratimi i reformës në drejtësi nga klasa politike shqiptare do të ketë pasoja të mëdha për Shqipërinë.
 
Veç bllokimit të proçesit të anëtarësimit, ndërkombëtarët po paralajmërojnë dhe izolimin e Shqipërisë. /Report TV/

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska