Reforma në Drejtësi, apeli i Metës:
Të ngrihen institucionet e reja

Reforma në Drejtësi, apeli i Metës:<br />Të ngrihen institucionet e reja<br>
Ditë e sotme gjatë zhvillimit të konferencës kombëtare për gjyqësorin dhe efektet e Reformës në Drejtësi, ku i pranishëm ka qenë edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ky i fundit ka bërë edhe një thirrje për sa i përket institucioneve të reja të cilat duhet të ngrihen në kuadër të reformës.

Meta u bëri thirrje partive politike në vend, Kuvendit dhe Shoqërisë Civile që të ndërmarrin në mënyrë transparente hapa serioz dhe larg interesave politike të ditës, në ngritjen e organeve të reja të drejtësisë.

Thirrja e Presidentit Meta vjen në një kohë kur partitë politike në vend janë përfshirë në një debat për sa i përket zgjedhjeje së Kryeprokurorit të përkohshëm, pasi mandati i Kryeprokurorit Llalla ka mbaruar më 7 dhjetor.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij