Mandati i deputetëve, Rakip Suli e Valentina Leskaj duket se janë bërë pengesa e re për të vazhduar reformën në drejtësi. Ndonëse këtë të enjte mendohej të mbyllej paketa e ndryshimeve kushtetuese që përbëjnë bazën e kësaj reforme, PD e ka bojkotuar mbledhjen plot tre here.
Madje në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, kryetari Basha ka qenë radikal teksa u ka komunikuar deputetëve të tij se kushti për të vijuar reformën është pikërisht zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Vendimi i fundit i kësaj Gjykate ishte ai për të shqyrtuar vlefshmërinë e mandateve të deputeteve të mazhorancës të cilët opozita pretendon se kanë përfituar fonde publike personalisht ose nëpërmjet familjarëve të tyre. “Është paradoks të diskutosh ndryshimet Kushtetuese kur nuk zbaton vendimet e saj”, mësohet të jetë shprehur, Lulzim Basha.
Në mbledhje ka pasur edhe zëra si ai i Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, për të bojkotuar përfundimisht Parlamentin, por ky nuk është mbështetur nga shumica e deputetëve, përfshirë edhe ish-kryetarin Berisha.
Pas mbledhjes së grupit, PD njoftoi se do të shpaloste këto qëndrime të saj në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi në orën 18:00, i cili ishte anuluar 2 herë të tjera gjatë ditës.
Por vetëm gjysmë ore para se të niste puna, demokratët njoftuan anulimin për herë të tretë të mbledhjes.
Në fakt janë vetëm 2 çështjet që ndajnë palët për këtë reformë: votimi me 2/3 ose 3/5 e gjyqtarëve dhe anëtarëve të institucioneve të reja që krijohen në drejtësi dhe mënyra e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në pritje të mbledhjes tjetër të martën, nuk dihet nëse do të ketë lëvizje të ambasadorëve Lu dhe Vlahutin për të negociuar zgjidhjen e këtij ngërçi të radhës në reformimin e drejtësisë.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO