Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Shtainmaier do të vijë në Tiranë të martën 14 Qershor për të zhvilluar biseda politike.
 
Lajmi konfirmohet nga ambasadori Helmut Hoffman i cili është në ditët e fundit të mandatit të tij në Shqipëri. 

Sipas të gjitha gjasave reforma në drejtësi do të jetë në qendër të këtyre bisedimeve.
 
Në intervistën për DË Hoffman i bën thirrje partive politike të marrin përgjegjësitë e veta për reformën në drejtësi.
 
Në Parlament dhe në komisionin parlamentar përkatës ka pasur raste të ndryshme për diskutime të hollësishme. Më shumë se kaq, vështirë se mund të bëhet në një proces të tillë kaq kompleks reformash, ndaj shpresoj shumë që të gjithë të njohin përgjegjësitë e tyre dhe të miratojnë këtë propozim në parlament, sepse vetëm me miratimin e reformës në drejtësi Shqipëria ruan mundësitë e saj për të marrë një rekomandim nga Komisioni Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE-në” shprehet Hoffman i cili shpreh keqardhjen se nuk do ta përjetojë momentin e votimit të kësaj reforme në Tiranë, por do ta monitorojë nga Berlini.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)